Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Ekonomia

Ekonomia

Kucova ka nje numer total prej 823 njesish ekonomike (viti 2015). Nga keto 92% i takojne biznesit te vogel dhe vetem 8% biznesit te madh​​, pavaresisht numrit relativisht te vogel te njesive ekonomike, krahesuar me numrin e banoreve shperndarja e tyre eshte mjaft e larte.

Per sa i perket sektoreve ku keto njesi operojne, sektori me numrin me te madh te bizneseve eshte ai i sherbimeve me 42.65%. Ne sherbime jane perfshire subjektet e restoranteve, hotelerise dhe bareve, operatoret e transportit e komunikacionit si edhe sherbime te tjera.

Sektori i tregtise ze 33.54% te njesive ekonomike, fokusuar kryesisht ne biznese te vogla. Sektoret me peshe me te ulet jane industria 11.06%, perqendruar kryesisht ne njesite Kucove dhe Perondi.

Vleresimi i Sektorit Bujqesor :

Ne kete pjese do te vleresohen prodhimet bujqesore, prodhimet blektorale si edhe numri i fermave dhe i nderrmarjeve te agrobiznesit qe operojne ne territorin e Bashkise Kucove.

Ne Bashkine Kucove operojne 5.318 ferma te klasifikuara si ferma blektorale, bujqesore  ose ferma mikse. Nderkaq ne bashki gjenden dhe 37 subjekte agroperpunuese,mbizoterojne furrat e bukes dhe bazhot, si edhe 4 fabrika vaji, 3 subjekte konservimi perimesh, 2 sallameri, 2 fabrika prodhimi mielli etj. Kontributi i kulturave blektorale ne prodhimtari per qarkun luhatet nga 12%-20%.

Vleresimi i Sektorit Industrial:

Industria eshte nje sektor mjaft i rendesishem per Bashkine e Kucoves, e cila nga pikepamja e punesimit vleresohet me rreth 17% te numrit te punesuarve ne rang bashkie. Zona e Kucoves eshte nje nder zonat naftembajtese me te hershme te Shqiperise, ku eshte zhvilluar industria e nxjerrjes se naftes si edhe industria perpunuese e saj. 

Klasifikimi i njesive  administrative sipas llojit te ekonomive.

Ky seksion trajton bashkine dhe njesite administrative te saj ne kendveshtrim te llojit te ekonomive ne to, pra sektorit kryesor te punesimit dhe dinamikave te levizjeve vajtje-ardhje per ne vendet e punes. Zonat ku mbizoteron karakteri bujqesor konsiderohen si ekonomi agrare, ndersa zonat me potencial  per te thithur punesim dhe me fokus sherbimet apo industrine do te konsiderohen ekonomi aglomeruese.

Ne Bashkine Kucove aktualisht 54.9% e popullsise jane te punesuar ne sektorin e bujqesise, 17% ne industri dhe 28% ne sherbime. Ne raport me bashki te tjera fqinje dhe pjese te qarkut, sektori i bujqesise eshte me pak mbizoterues ne strukturen lokale te punesimit. Sektori i sherbimeve e pozicionon Kucoven relativish mire, me rreth 1/3 e popullsise te punesuar ne te. Tendencat e punesimit, kryesisht ne sektorin bujqesor, deshmojne per nje ekonomi thellesisht agrare ne njesite Kozare, Lumas, Perondi dhe ekonomi me te diversifikuar, urbane ne qytetin e Kucoves.


Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ