![]()

KF. NAFTËTARI
FUTBOLLI,
ky sport kaq magjik,që ka pushtuar prej kohësh rruzullin tokësor,edhe
në Kuçovë ishte një sport i parë që fillon aktivitetin,dhe që përqafohet gjerësisht qysh në fillim nga banorët e rinj naftëtarë.Bëhet
shumë shpejt jo vetëm sporti shumë i dashur.por edhe sporti numër 1 , i
vetmi sport që nuk ka patur shkëputje qysh nga fillimi i vet edhe deri
në ditët e sotme,Në vitet e fundit është i vetmi sport që i
rezistoj kohës në Kuçovë dhe që mbajti gjallë frymën sportive në këtë
qytet të vogël industrial.Ky sport ka patur dukurite e tij qysh prej
viteve te paraluftes.Fillimisht futbolli nuk ushtrohej nga banorët e Kuçovës , me këtë sport janë marrë garnizonet ushtarake italiane të
vendosura në Kuçovë.Nga hulumtimet e bëra nga ana jonë për të përcaktuar
fillimin e skuadrës së futbollit në Kuçovë,nuk kemi hasur asgjëkundi
ndonjë të dhënë që të na tregojë se në Kuçovë ka patur skuadër futbolli
para apo edhe gjatë luftës .Diku hasëm një të dhënë në të cilën
përmendej edhe emri KUÇOVË.Rreth pranverës së vitit 1942,në menyrë që të
ulej disi vëmendja e rinisë ndaj lëvizjeve antifashiste ,vetë italianët
organizojnë disa ndeshje ndërmjet VLORËS, BERATIT, DHE KUÇOVËS .Por
ekipet që perfaqësonin këto qytete ishin të përberë nga forca ushtarake
të reparteve italine të vendosura në këto qytete .Këtë e thekson edhe
burimi që bën fjalë për aktivitetin e mësiperm.Mbas clirimit të rinjtë
,krahas punes filluan te oraganizoheshin edhe per te luajtur futboll
por nuk arritën të merrinin pjesë në kampionatin e parë pas clirimit
por, morën pjesë rregullisht në kampionatin e viti 1946 dhe më pas ekipi
i futbollit të Kuçovës nuk shkëputet më nga aktivitetet Kombëtare.Në këtë mënyrë skuadra e futbollit të Kuçovës e quajtur fillimisht SPORT
KLUB KUÇOVA e ka zanafillën në vitin 1945,kurse zyrtarisht në aktivitete
në vitin 1946.Ndeshja e parë është ajo që përkon me fillimin e
kampionatit më 14 pril 1946 në Kuçovë me shqiponjën e Gjirokastrës
,rezultati 2-2 në pjesën e dytë në minutën e 8 shënon HAKI HAXHIU golin e
parë për ngjyrat e futbollit Kuçovar në ndeshjen e parë të kampionatit
.Kështu filloi jeten zyrtare futbolli në Kuçovë .aktiviteti që në vite
shpaloset me ngjyrat nga më të ndryshmet me emocione të zjarrta, me
rezultate interesante shpesh herë të papritura ..Në muajin qershor 1946
kryesia e FSHF-së me kërkesë të sportdashësve dhe punëtoreve të Kuçovës
ndryshon emrin e S.K KUÇOVA ,tani skuadra do të quhet SPARTAKU I
KUÇOVËS.Më së fundi edhe ekipi i Kuçovës bëhet me trajner në fund të
muajtit mars të vitit 1951 nga komiteti i kultures fizike dhe i sporteve
dërgohet në Kuçovë futbollisti SLLAVE LLAMBI (ish futbollist i ekipeve
të Interit dhe Bolonjës në Itali dhe skuadrës sonë kampione Partizani
në Tiranë ).Përsëri ndryshim emri i skuadrës Kuçovare që në muajin Mars
1958 nuk do të quhet më PUNA (SPARTAKU) por NAFTËTARI (me ketë emër që
ka edhe sot në ditët tona)..Në muajin Qershor 1960 fillon ndërimi i
stadiumit të Kuçoves dhe që do të kishte emrin NAFTËTARI ..më pas
stadiumi do të ndryshohej përsëri emri, dhe stadiumi do të mbante emrin e
legjendës së futbollit Kuçovar ndër vite "BASHKIM SULEJMANI" që nga ajo
ditë edhe sot stadiumi i qytetit të Kuçovës mban emrin "BASHKIM
SULEJMANI"....