Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Qyteti > Burimet Natyrore

Burimet Natyrore

​​

Burimet natyrore ne qytetin e Kucoves

Bashkia Kuçove eshte pjese e qarkut te Beratit, dhe shtrihet ne pjesen lindore te Ultesires Perendimore, e kufizuar ne veri dhe veriperendim nga zona e Suloves dhe lumi Devoll, e ne jug e jugperendim nga rrjedha e poshtme e lumit Osum. Me nje siperfaqe prej 160.22 km2, territori i Kuçoves se sotme e tejkalon ate te rrethit te Kuçoves, duke perfshire nen juridiksionin e saj edhe njesine administrative Lumas, krahas njesive Kuçove (qender), Perondi e Kozare. Pozicioni gjeografik i jep gjithashtu avantazhe per sa i takon burimeve natyrore.

 Klima

Nga pikepamja klimatike qyteti i Kuçoves karakterizohet nga nje klime mesdhetare fushore me dimer te bute e me lageshtire dhe me vere te nxehte dhe te lagesht. Temperatura mesatare vjetore eshte rreth 16.7ºC. Temperatura maksimale vjetore gjate dites eshte rreth 29.2ºC, ndersa ajo minimale eshte 4.1ºC. Zona e Kuçove eshte nje nga zonat me te nxehta te vendit, ku temepartura e diteve te nxehta mund te arrije edhe 42-45ºC, ndersa ajo e diteve te ftohta te dimri mund te shkoje rreth -7ºC. Mesatarja e rreshjeve vjetore eshte 137.67 mm shi ne vit, ku lageshtia mesatare e ajrit eshte rreth 70-73%. Drejtimi i erave eshte nga JL me nje shpejtesi mesatare 2.1m/s.11.

 Pasuria ujore

 Burimet ujore siperfaqesore

Bashkia e Kuçoves ka nje rrjet te pasur ujor. Ne veri-perendim, per rreth 12.5km Bashkia pershkohet nga rrjedha e mesme e lumit Devoll i cili bashkohet me Lumin Osum ne Arrez te Ures Vajgurore. Devolli eshte 196 km i gjate dhe buron ne malin e Gramozit. Pellgu ujembledhes i lumit ka nje siperfaqe prej 3130 km31, dhe nje lartesi mesatare te barabarte me 1082m. Burimet e tij ndodhen ne zona ranore ne siperfaqe dhe flishore ne thellesi te tokes te cilat dallohen per kapacitet te ulet ujembajtes. Si rrjedhoje nuk eshte ne gjendje te furnizoje me uje lumin gjate periudhes se nxehte dhe reshjeve te pakta te veres. Prurja e Devollit eshte mesatarisht 49,5 m³/s, dhe ushqehet kryesisht nga ujerat siperfaqesore32. Territori i bashkise pershkohet per rreth 3.9 km edhe nga rrjedha e mesme e lumit Osum e cila ndan kufirin administrativ te Bashkise se Kuçoves me Bashkine e Ures Vajgurore, duke filluar nga Guri i Bardhe ne Ure Vajgurore e deri ne perendim ne Arrez, pika ku Devolli dhe Osumi bashkohen per te formuar Semanin. Nga Arrez deri ne kufi me Lushnjen ne Veri-perendim, bashkia pershkohet nga Semani ne nje gjatesi prej 4.9 km. Osumi dhe Semani sherbejne edhe si kufinj administrative ndermjet bashkise se Kuçoves dhe Ures Vajgurore. Pjesa perendimore e bashkise pershkohet nga Lumi i Lapardhase i cili furnizohet me uje nga nje numer i madh perrenjsh ne zonen e Lumasit. Ne Kuçove ndodhen edhe nje numer rezervuaresh nder te cilet mund te permendim ujembledhesin e Gorajt ne pjesen qendrore te bashkise, ujembledhesin e Belesoves ne pjesen perendimore, Ujembledhesin ndermjet fshatrave Gege dhe Drize dhe ujembledhesin ne Salce- Kozare. Nje sere perrenjsh te vegjel pershkruajne pothuajse te gjithe territorin e bashkise te cilet sherbejne si burime ushqyese te lumenjve te medhenj Osum, Devoll e Lapardha. Burimet ujore siperfaqesore jane te rendesishme per funksionet e tyre te pergjithshme dhe mbi te gjitha, ato sherbejne si burime ushqyese per ujerat nentokesore jetike per furnizimin me uje te bashkise dhe te qyteteve perreth.

 

Burimet ujore nentokesore

Qarku i Beratit (i perbere nga bashkite e Kuçoves, Ures Vajgurore, Poliçanit, Beratit e Skraparit) ka nje rrjet te pasur pellgjesh ujore nentokesore. Akuiferet shtrihen ne zona me perberje te ndryshme gjeologjike. Si rrjedhoje, ata kane kapacitet te ndryshem ujembajtes. Akuiferet nderkokrrizor dhe me çarje-karst dallohen per kapacitet te larte ujembajtes dhe perbejne burimet kryesore te furnizimit me uje te qyteteve Kuçove, Berat dhe te komunave perreth, si dhe te industrise dhe bujqesise. Pjesa perendimore e Bashkise se Kuçoves (qyteti i Kuçoves, Kozarja dhe Perondia) ndodhet mbi akuiferin me porozitet nderkokrrizor te shkrifet qe eshte Akuiferi i Beratit me ujembajtje shume te larte-te larte, i cili shtrihet pergjate lugines se Osumit dhe Devollit (ne Kozare). Ne territorin jug-perendimor te bashkise ndodhen pjese te konsiderueshme te akuiferit me porozitet çarje-karst, me ujepercjellshmeri te ndryshueshme nga shume e larte ne te ulet (p.sh.Akuiferi i Tomorrit). Fenomeni i karstit ne keto akuifere eshte i zhvilluar ndersa ujembajtja e tyre eshte e konsiderueshme.

 

Biodiversitetit

 

Fondi Pyjor e kullosor i Bashkise se Kuçoves eshte rreth 4,660 ha dhe gjendet kryesisht ne tre komunat e bashkise qe jane Kozare, Perondi dhe Lumas ne nje siperfaqe prej 4777ha. Komuna Lumas dallohet per siperfaqen me te madhe te ketij fondi me 344 ha e ndjekur nga Komuna Perondi me 833 ha dhe Kozare me 784 ha.

Kuçova dallohet per nje reliev te bute, me klime te ngrohte mesdhetare. Si rrjedhoje, pyjet qe rriten ne Kuçove jane te llojit mesdhetar te klimave te ngrohta. Ne territorin e bashkise rritet pisha mesdhetare, shkurrishtet (shkurre e shkoze te perzier, mare) si dhe dushku dhe shelgu. Siperfaqen me te madhe e zene shkurrishtet me 2,229 ha, dushqet me 279 ha dhe pisha mesdhetare me 242 ha.

 

Tokat dhe Bujqesia

Bashkia e Kuçoves ka Kuçoven si qender rajonale, Perondine si qender suburbane dhe Kozaren dhe Lumasin si njesi vendore bujqesore fushore te cilat mbajne peshen kryesore te zhvillimit te bujqesise ne zonen e bashkise. Kuçova ka terren fushor e malor. Terreni fushor shtrihet kryesisht gjate rrjedhjeve te lumenjve te Devollit ne veri dhe te perrenjve te veçante qe rrjedhin nga kodrat drejt lumenjve. Siperfaqa e tokes dallohet per perhapjen e shkembenjve te shkrifet (surera , suargjila e zhavorre aluviale). Toka bujqesore ze rreth 8,184 ha dhe ndodhet ne Perondi, Kozare, Lumas. Toka kultivohet me drithera, perime (perime ne sera), bostanore, foragjere, ullinj, peme frutore dhe vreshta. Foragjeret zene siperfaqen me te madhe te kultivuar ne Kuçove, me 2,587ha te ndjekur nga dritherat me 1,592ha dhe perimet me 360ha. Kuçova dallohet edhe per rritjen e bagetise. Kuçova ka 5,318 ferma te cilat zene nje siperfaqe prej 3.6 ha toke dhe ndodhen ne Perondi, Kozare, dhe Lumas.

 Nentoka

 Nafta

 Vendburimi i Naftes Kuçove eshte nje nga vendburimet me te vjetra te zbuluara ne Shqiperi, ku jane zbuluar rezerva te konsiderueshme nafte. Zona e nxjerrjes se naftes ndodhet ne njesine administrative te Kozares, ne brigjet e Lumit Devoll dhe ne veri te qytetit te Kuçoves. Rrezervat e naftes llogariten rreth 490 milion fuçi ose 6.7×107 t. Prodhimtaria mesatare e naftes bruto ne Kuçove eshte rreth 2500 ton ne vit. Nderkaq, numri i puseve eshte me i larti nga gjithe zonat naftembajtese te Shqiperise: 1090 puse. Kuçova njihet ne rajon per potencialin e shfrytezimit te naftes dhe industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te saj.

Gazi natyror

 Eshte formuar me shpeberjen e mbetjeve organike te bimeve dhe te shtzeve te cilat u depozituan ne fund te deteve dhe u mbulkuan me shtresa te limituara. Temperatura dhe shtypja e larte , pa pranine e oksigjenit si dhe veprimi i mikroorganizmave e ndihmuan procesin e shnedrrimit te mbetjeve organike ne gaz natyror dhe ne nafte. Gazi Natyror gjendet ne afersi te burimeve te naftes , dhe bartet me ndihmen e tubacioneve. Perberesit kryesore te gazit natyrore jane : Metani (95%) , etani , propani dhe butani me 5%. Lendet djegese te gazta kane disa perparesi krahasuar me ato te ngurta dhe te lengeta;

  • Transportohen lehte
  • Prodhojne pak ose aspak tym dhe nuk lene hi
  • Kane kosto me te lire
  • Ndizen lehte dhe kane flake te panderprere

 

 

 

 

 

Eventet

<prill 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
34
5
e mërkurë, prill 5, 2017
6789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ