Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Zyra e Informacionit dhe Marredhenieve me Publikun

Zyra e Informacionit dhe Marredhenieve me Publikun

​​​​​Zyra e Informimit te Publikut është kontakti i parë i qytetarit me Bashkinë. Misioni themelor i Zyrës së Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun është të realizojë në kohë dhe me transparencë informimin e publikut të gjerë mbi veprimtarinë, aktivitetin e Bashkisë  Kuçovë, nëpërmjet prodhimeve mediatike dhe internetit, në funksion të përmirësimit të imazhit të Bashkisë Kuçovë si edhe realizoj një komunikim transparent, të saktë dhe të qartë me publikun. Ky sektor e organizon punen ne perputhje me ligjin nr. 119/2014, "Për të drejtën e informimit", ligji nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndyshuar dhe ligji nr. 9131, datë 08.09.2003, "Për rregulat e etikës në administratën publike".

1. U kërkon sektorëve dhe zyrave përkatëse të angazhohen për trajtimin dhe zgjidhjen e kërkesave apo ankesave, gjithashtu ndjek ecurinë e trajtimit të kërkesave apo ankesave dhe informon qytetarët për hapat që janë ndërmarrë dhe mënyrën e zgjidhjes së problemeve. 

2. Grumbullon informacionin e nevojshëm për publikun në lidhjet me shërbimet që ofron administrata e bashkisë. 

3. Mban marrëdhëniet me mediat, organizon takimet e Kryetarit të Bashkisë me publikun dhe mediat.

4. Organizon dhe menaxhon faqen web të bashkisë duke e përditësuar me informacionin e nevojshëm.​

5. Organizon pritjen e Kryetarit me qytetarët, çdo të mërkur dhe përgatit listën për takim. Në kërkesën për takim duhet të specifikohet motivi dhe arsyeja e takimit.

6. Dokumenton cdo investim publik, sherbim apo aktivitet nepermjet fotografive.

Kjo zyrë përbëhet nga Përgj/sektorit për Marrëdhëniet me Publikun dhe specialisti për Marrëdhëniet me Publikun

  • Oraret e pritjes dhe komunikimit me publikun
    Për kërkesa, ankesa, informacione etj. ju lutem na kontaktoni në:

  • E-mail: bashkiakucove@yahoo.com
  • Tel.: 00355 311 23306

  • Zyra e Komunikimit me Publikun dhe e Informacionit
    Orari i Pritjes    08:00 - 16:00 nga e Hëna në të Premte (përveç festave zyrtare)
     
    Drejtoritë e Bashkisë
    Orari i Pritjes    08:00 - 16:00 nga e Hëna në të Premte (përveç festave zyrtare)
     
    Kryetari
    Orari i Pritjes    nga ora  08:00 -16:00 çdo të Mërkur (përveç festave zyrtare)​

Eventet

<prill 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
34
5
e mërkurë, prill 5, 2017
6789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ