Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Policia Bashkiake

Policia Bashkiake

Policia Bashkiake funksionon në bazë të ligjit nr.139, dt. 17.12.2015 "Për vetëqeverisjen vendore", si edhe dispozita të ligjit nr.8224, dt. 15.05.1997 "Për organizimin dhe funksionimin e policisë të bashkisë dhe komunës" i ndryshuar, varet nga Kryetari i Bashkisë dhe zbaton çdo urdhër të tij.

Policia Bashkiake përbehet nga:

  • Inspektori (Përgjegjësi)
  • Policët

 

Detyrat dhe Funksionet

  • Organizon kontrolle në objektet që janë pronë e bashkisë dhe atyre që administrohen prej saj.
  • Siguron zbatimin efektiv të akteve të Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak që kanë të bëjnë me sigurimin e rendit dhe të qetësisë si edhe ndihmon në realizimin e punëve dhe shërbimeve publike.
  • Bashkëpunon dhe mbështet drejtoritë për realizimin e detyrave me kërkesë të tyre.
  • Kontrollon dhe ruan afishet e vëna dhe heq të paligjshmet.
  • Bashkëpunon me shtabin e emergjencës për parandalimin e fatkeqësive  natyrore dhe ndihmon në kapërcimin e tyre.
  • Bashkëpunon me policinë e shtetit duke bërë kërkesë me shkrim për qarkullimin rrugor dhe parkimin e automjeteve si edhe në mbarëvajtjen e aktiviteteve masive festive, të aktiviteteve kulturore dhe sportive që organizon bashkia.
  • Për shkeljet e vërejtura punonjësit e Policisë Bashkiake kanë të drejtë të gjobitin personat përgjegjës në masën e përcaktuar në aktet bashkiake dhe ligjeve në fuqi. Kundravajtësit janë të detyruar të paguajnë gjoben Brenda 5 ditëve nga data e dhënies, për çdo ditë vonesë gjoba paguhet me kamatë 2%, me kalimin e afatit një mujor gjoba vilet sipas rregullave të përcaktuara në ligjin "Për kundravajtjet administrative".
  • Gjatë veprimtarisë së tyre punonjësit e Policisë Bashkiake janë të detyruar të respektojnë me rigorozitet të drejtat dhe liritë themelore të njeriut si edhe të kërkojnë zbatimin e tyre nga cilido. Në komunikimin me qytetarët punonjësit duhet të zbatojnë rregullat e etikës dhe në çdo rast duhet të prezantohen nëpërmjet dokumentit të identifikimit dhe sipas rastit edhe autorizimit zyrtar të Kryetarit të Bashkisë apo personave të autorizuar prej tij.
  • Punonjësit e Policisë Bashkiake janë të detyruar që gjatë kohës që janë në shërbim të vishen me uniformën përkatëse ku të duken qartë shenjat dalluese të shërbimit.

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ