Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Promovimi i Qytetit dhe Turizmit

Promovimi i Qytetit dhe Turizmit

Kinema "Kadri Roshi" Kuçovë              

Kinema "Kadri Roshi" ndodhet në qytetin e Kuçovës,është ndërtuar nga shoqëritë Italiane në vitin 1936. Duke qënë e vetmja dritare komunikimi në këtë qytet naftëmbajtës ka shërbyer ndër vite si një shtëpi argëtimi dhe një institucion prestixioz kulturor për filmin dhe shfaqet e tjera kulturore.Ka një histori kulturore 76 vjeçare.Pas shkatërimit të saj,në vitin 1997,ajo u restaurua dhe konstruktua në formën moderne me një investim serioz nga pronari i sajë z.Skënder Jaçe dhe në vitin 2004 me inisiativën e tij dhe mbështetjen e kineastëve Shqiptar u pagezua me emrin e artistit të madh Shqiptar Kadri Roshi (Nderi i Kombit).Është lançuar brënda parametrave të sallave moderne të Europës dhe e paisur me teknikën e projeksionit në formatin 35/mm në Dolby Digital & DTS si dhe atë elektronik Digital.Kapaciteti 300 vënde,sistem Air conditioner dhe sistem akustik izolues për apsorbimin e zhurmave.

                     

    Kisha e "Fjetjes së Shën Marisë" Kozare

Kisha e Ungjillëzimit (Shën Marisë) ndodhet në fshatin Kozarë në rrethin e Kuçovës. Është një kishë e tipit bazilikal. Sipas mbishkrimeve është ndërtuar në dy faza. Ndërtimi i parë, Naosi dhe Bema i takon vitit 1768. Në vitin 1791 i janë shtuar ambienti i Narteksit dhe një hajat me një arkadë të ulët në anën jugore që dëshmohet nga mbishkrimi i lënë në faqen perëndimore: kujdestarisë së Magjio Korazit dhe të subashëve Martir Ramos.” Në pjesën jugore të kishës ndodhet portiku i përbërë nga 8 kolona në formë rrethore prej guri ku mbështeten arkadat, interkolumi këtu është rreth 1m.

Narteksi i kishës paraqitet një kuadrat në formë drejtkëndëshi me përmasa (10.7 x 5.8 m). Struktura ndahet në dy ambiente nëpërmjet një kolonade të përbërë nga tri kolona në formë katrore. Të dyja anët e narteksit ndodhen dy ambiente të tjera shërbimi. Ndërsa në anën veriore të kishës ndodhet një ambient shërbimi me përmasa (18.8 x 3.2 m) i cili shkon paralelisht me drejtimin lindje-perëndim të monumentit. Në pjesën Jugore ndodhet edhe kambanorja e kishës. Kisha e Ungjillëzimit së Kozarës spikat së tepërmi për vlerat që prezanton ruajtja në një gjendje të mirë e afreskut mural, i cili shtrihet në gjithë sipërfaqen e brendshme të mureve. Në afresk paraqiten skena të ndryshme nga historitë biblike.

Ikonostasi i grabitur
Ikonostasi i Kishës së Kozares është tërësisht i gdhendur me mjeshtëri në dru në vitin 1812. Ai është realizuar në të njëjtën hapësirë kohe dhe konceptesh me ikonostasin e kishës “Fjetja e Shën Marisë” (1807) në Kala, vepër e ateliesë së Stefan Barkës, amvonës po në këtë kishë (1849) nga atelieja e Naum Ngjelës si dhe ikonostaset e kishave
të Shën Marisë në Mbreshtan dhe Shën Mitrit në Drobonik.

Këto vepra dhe monumentet që kanë zbukuruar janë realizuar në kohën kur “mitropolinë e shenjtë të Beratit” e ka
udhëhequr! ”i gjithhirshmi zoti Joasaf nga katundi Bubullimë…” Ky ikonostas është realizuar nga i biri i usta
Naumit, Mandushi. Ai është në dru i gdhendur me motive dhe dekorime të pasura dhe i veshur me patinë ari. është rreth 10 m i gjerë dhe afërsisht 4-5 m i lartë.

Kisha e Shën Mërisë në Kozare
 
Kisha e Kozares, e quajtur ndryshe Kisha e Ungjillëzimit, është një monument kulture që daton nga fundi i shekullit të 18-të. Ndërtimet e para nisën në vitin 1768. Pas viteve ’90 kisha nisi të dëmtohej. Pjesë dekorative, zbukurime të gdhendura u bënë pre e trafikantëve, që i kanë shitur jashtë kufirit. Në gushtin e vitit 2003 grabitet për të herë të dytë. Kishës i shqyejnë derën dhe dëmi ishte i përmasave të mëdha. Zhduket ikonostasi i saj. Më 14 gusht të 2014-ës digjet tërësisht. Lihet për një kohë të gjatë në gjendje të degraduar, pa asnjë restaurim dhe kujdes nga shteti. Monumenti i kulturës ishte lënë në përdorim të klerikëve dhe besimtarëve ortodoks.

Kisha e "Shën Kollit", Perondi

Kisha e Perhondise (Pendarhondia-s) eshte e sh. XI, dmth ndertuar rreth v. 1050, pra, me e vjetra nga ato qe jane ne kembe ne vendin tone, rindertuar mbi themelet e nj kishe paleokristiane (dmth te krishterimit te hershem, me gjase te sh. VI te eres sone) dhe paraqet veçori interesante arkitektonike, me gershetim te elementeve gotike dhe bizantine. Ajo u studjua nga ing. arkitekti, Prof. Aleksander Meksi, dhe u restaurua me kujdes, si monument i rendesishem kulture. Kisha mban emrin e Shen Nikolles dhe dikur gjendej brenda manastirit me te njejtin emer, qe, - sipas disa sondazheve te kufizuara, qe mundem te benim, duket te ishte djegur ne sh. XVI per arsye qe te panjohura e qe mbetet te hulumtohen. Sipas nje dokumenti, hartuar ne ket e manastir ne nentor 1399, del se Manastiri kishte dhe nje biblioteke te pasur e luksoze. Ky dokument, i kumtuar nga K. Papadhopulos, me 1884, ne Odese, ne Kogresin e VI Arkeologjik, qe hartuar ketu nga nga nje fare Danieli, prifti jeromonak dhe igumen i manastirit, ne prani te princ Teodor Muzakes III-te (Muzaka i dyte pat luftuar heroikisht dhe qe vrare ne betejen e Kosoves, 10 vjete me pare, pra me 1389), dhe te nje numuri autoritetesh fetare te larta te principates. Behet fjale per nje inventar te pasur dhe interesant sendesh e librash me vlere, qe do te çoheshi dhe siguroheshin ne kalane e Beligradit (Beratit), ne Manastirin e Shengjergjit, nga frika e dyndjes se afert te turqeve.

Shpella e Sinecit, Lumas

Pozicioni gjeografik i Njesise Administive Lumas dhe larmishmeria e resurseve natyrore qe ajo ka, te le te mendosh se eshte nje vend shume i mire per cdo lloj turizmi te mundshem. Rrjeti hidrografik qe gjarperon zonen perreth formon forma nga me te larmishme ne reliev. Kjo eshte e dukshme ne vendin me te bukur, ne SINEC ku lumi i Sinecit ka formuar nje kanion shume mbreslenes, ku ne kete kanion ne faqet e shkembit jane dhe gjurmet e paraardhsve tane. Ku nga germimet arkeologjike te vitit 1975 datojne te jene shume te vjetra, qe ne kohen e ilirve, ku ne to jane gjetur arme te vjetra e shume sende te tjera, dhe nje ikon me shume vlera historike. Kjo ikon eshte bere object diskutimi nga shume arkeolog dhe tregtar qe merren me to. Ne sinec ndodhet "Shpella e Xhixhiles" ku per te dihet shume pak, eksplorimi i saj nuk eshte bere plotesisht ku ne kete shpelle kane jetuar njerez te lashtesis. Oazet e formuar nga lumi te ngjajne me nje parajse tokesore. Deri tani ky vend eshte vizituar nga te rinjet e zones dhe shume pak nga banoret e qytetit te Beratit dhe Kucoves.

Pervec rrjedhjes natyrore te perrenjve qe formojn lumin ne Sinec eshte dhe burimi gjigand i tij. Prurja mesatare e tije eshte mbi 50 l/s temperature pothuaj 10-14oC ne burim, dhe del horizontalisht me prerjen e rrjedhjes se lumit. Burimi del nga shkembinjte karbonat (gelqerore CaCO3). Uji eshte shume i paster dhe i kristalt, ne varesi te rrezatimit te dellit ai merr pamje nga me te ndryshmet nga i kalter deri ne blu i zene. Duke qene nje terren shkembor ne te bimesia eshte e tipit shkurre por nuk mungojne dhe bimet e larta si lisi etj. qe e freskon akoma me mire kete vend te bekuar. Nga burimi i sinecit banoret vendas kane marre disa burime qe dalin perreth tij per uje te pijshem.




Eventet

<shtator 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011

Se shpejti


Buletini Informativ