Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Sherbimet > Regjistri Civil

Regjistri Civil

           Shërbimi i Gjendjes Civile funksionon në përputhje me ligjin Nr. 10129, datë 11.5.2009. Ai ofrohet nga Zyra e Gjendjes Civile Kuçovë, Perondi, Lumas dhe Kozare. Ky shërbim funksionon edhe pranë përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare.

          Administrimi i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile Tiranë. Përditësimi i të dhënave të regjistrit bëhet vetëm nga nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile në zyrat e gjendjes civile në bashki/njësi administrative. Veprimet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në aktet e gjendjes civile bëhen me anë të një sistemi të informatizuar.

Dokumentet bazë, që mban shërbimi i  gjendjes civile, janë:

  1. akti i lindjes
  2. akti i martesës
  3. akti i vdekjes
  4. regjistrat themeltarë dhe Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile

 

Dokumentet bazë, që lëshon zyra e gjendjes civile, janë:

  1. letërnjoftimi
  2. pasaporta
  3. certifikata e lindjes
  4. certifikata martesore
  5. çertifikata familjare
  6. çertifikata e vdekjes  

 

Dokumenti bazë i përhershëm për identifikimin e shtetasve është letërnjoftimi.

Shtetasit kanë të drejtë të kenë një apo më shumë banesa për përdorim vetjak apo familjar. Shtetasit kanë detyrimin që të deklarojnë adresën e çdo banese për përdorim. Shtetasit nuk mund të deklarojnë njëherazi më shumë se një vendbanim. Ata kanë të drejtë të zgjedhin lirisht në cilën banesë të jetojnë zakonisht ose të shumtën e kohës. Regjistrimi fillestar i vendbanimit/adresës së banesës, si dhe  ndryshimi i saj, si rregull, bëhet në zyrën e gjendjes civile bashki/njësi administrative që ka në juridiksion territorial vendbanimin apo banesën e deklaruar.

Të dhënat, individuale e familjare, të përbërësve të gjendjes civile kanë karakter personal. Aktet, të dhënat dhe konfirmimet shkresore për gjendjen civile i jepen vetëm personit, që i përkasin këto të dhëna, anëtarit të familjes, apo përfaqësuesit ligjor si dhe atyre, që kanë legjitimitetin e kërkimit të trashëgimisë ligjore. Këto të dhëna mund të kërkohen dhe të merren nga institucionet e organet, të cilave kjo e drejtë u njihet me ligj dhe i përdorin ato vetëm për qëllimin për të cilin janë marrë.

Për më shumë informacion kontaktoni infokucova@gmail.com​ 

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
1617
18
e mërkurë, tetor 18, 2017
19202122
23242526272829
3031123
4
e shtunë, nëntor 4, 2017
5

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ