Bashkia Kucove i ka kushtuar nje rendesi te vecante sherbimit te pastrimit, sipas planeve te veprimit te miratuara me pare per sherbimet publike, per permirsimin cilesor te tyre, per menaxhimin e treguesve te performances dhe orientimit te tyre sipas opinionit qytetar. Sherbimi i pastrimit ne qytetin tone eshte realizuar nga firma sipermarrese private "Higjena " sh.p.k. qe nga viti 1996 deri ne vitin 2018. Me vitin 2019 Bashkia Kuçove ka lidhur kontrate me firmen "Viola Green" sh.p.k, me administrator Marsel Shega. Detyra e kesaj firme eshte te zbatoje kontraten e lidhur me bashkine per kryerjen me cilesi te sherbimit te pastrimit, ne perputhje te plote me analizat e kostos te ketij sherbimi. Deri ne vitin 2000 heqja e mbeturinave urbane behej me automjet vetshkarkues dhe me zetore, ndersa vend grumbullimet e mbeturinave ishin me kosha betoni te hapur. Ne fillim te vitit 2001 me ndihmen e projektit gjerman te GTZ-se u be e mundur realizimi i mbledhjes dhe transportimit te mbeturinave me mjet teknologjik dhe konteniere metalike. Gjate viteve te fundit, se bashku me firmen sipermarrese, kemi marre masa qe te rritim cilesine e sherbimit te pastrimit, me shtimin e mjeteve teknologjike nga ana e sipermarresit te kesaj firme dhe modernizimin e tij, duke patur edhe mbeshtetjen financiare nga ana e bashkise. Eshte hartuar dhe miratuar ne keshillin e bashkise "Plani i Veprimit" per permirsmin e sherbimit te pastrimit, per menaxhimin e treguesve te performances dhe te orientuar sipas opinionit te qytetareve. Ndersa ne fund te vitit 2004 eshte hartuar dhe miratuar po ne keshillin e bashkise "standartin" per kryerjen e sherbimit te pastrimit, i cili eshte forma me e larte e organizimit te nje sherbimi publik nga ana e bashkise.
Firma sipermarrese aktuale " Viola Green " sh.p.k. ka fituar tenderin e hapur te sherbimit te pastrimit per Bashkine Kucove me nje vlere prej 93 948 678 ( nente e tre milion e nenteqind e dyzete e tete mije e gjashteqind e shtatedhjete e tete ) leke pa tvsh ose 112 738 413.6 ( njeqind e dymbedhjete milion e shtateqind e tridhjete e tete mije e katerqind e trembedhjete pike gjashte) leke me tvsh.
Me poshte do te gjeni kontraten e sherbimit te pastrimit, mbledhjes dhe transportit te mbetjeve urbane ne Bashkine Kuçove.
Kontrata e Sherbimit te Pastrimit, Mbledhjes dhe Transportimit te Mbetjeve Urbane ne Bashkine Kuçovë.pdf ( shkarko).
Objektivi per kete sherbim eshte qe qyteti yne te jete nje nga qytetet me te pasterta ne vend, me nje sherbim modern dhe bashkekohor, i vleresuar nga vet qytetaret tane si dhe nga vizitoret e mundshem ne qytetin tone. Per arritjen e ketij objektivi ne kemi punuar ne disa drejtime:
- konsolidimi i sherbimeve ekzistuese sipas zerave
- zgjerimi i sherbimeve ekzistuese me sherbime te reja ( sic ka qene sherbimi i sistemimit te mbeturinave ne vend depozitim)
- mbajtja ne nivel te larte e cilesise se kryerjes se sherbimit te pastrimit dhe rritja e cilesise ne zonat periferike te qytetit.
- mekanizimi dhe modernizimi i kryerjes se sherbimit te pastrimit
- kryerja e sherbimeve teknike sipas grafikeve te planifikuar per mirembajtjen e mjeteve
- organizimi dhe menaxhimi i fuqise punetore per te realizuar ne kohe dhe cilesi sherbimin e pastrimit
- mbajtja ne nje nivel te larte te kenaqshmerise se qytetareve per kete sherbim