Kur duhet të rinovohet një çertifikatë për transport udhëtarësh brenda qarkut:
- Ekstrakti i QKR
- Lejet e qarkullimit të mjetit ose mjeteve
- Kolaudimet
- Akti i vlerësimit
- Karta e ID e fotokopjuar e personit fizik ose përfaqsuesit ligjor
- Patentat e shoferave nëse janë Brenda shoqërisë ose nëse nuk janë Brenda shoqërisë duhet të sjellin kontratat e punës.
- Të gjitha dokumentat që nuk janë me vulë të njomë duhet të noterizohen.
Kur duhet të nxjerrë dokumentat e një mjeti për transport malli pasi ka nxjerrë jashtë përdorimit mjetin e tij të parë:
- Ekstrakti i QKR
- Ç'rregjistrimi i targës së parë dhe rregjistrimi i targës së dytë
- Do të bëjë ndryshimin e kartonit me fotografi nëse në dokument e ka të shënuar targën
- Leje qarkullimi
- Kolaudimin
- Fotokopje patente dhe karte Id
- Çertifikatë të re nga 1-5 vjet sipas dëshirës.
- Të gjitha dokumentet që nuk kanë vulë të njomë do të noterizohen.
LIÇENCAT:
- Akt-vlerësimi (për autobuzat)
- Ekstarkti i QKR i rregjistruar patjetër
- Nëse është firmë e rregjistruar duhet dhe ekstrakti historik nga QKR
- Dëshmi penaliteti në Gjykatë dhe Prokurori
- Vërtetim banimi
- Fotokopje e kartës ID
- Nëse ka përfaqsues ligjor fotokopje e kartës se përfaqsuesit ligjor
- Dokumentat e mjetit (leje qarkullim, kolaudim, misi per autobuzat).
- Patentë (për autobuzat është e detyrueshme klasi D)
- Nëse shoferi nuk është pronari atëherë përfaqsuesi i punës bën kontratë pune me shoferin
- Vërtetim nga sigurimet shoqërore, tatimet dhe nga taksat e bashkisë
- Për çdo mjet duhet të ketë garanci bankare (mjeti i parë 60 mijë lekë të reja dhe të tjerët më pas nga 30 mijë lekë të reja)
- Për taksistët duhet edhe dëshmia e taksistit
- Të gjitha dokumentet që nuk kanë vulë të njomë do të bëhen të noterizuara.
Çertifikatat e transportit për vete:
- Ekstrakti I QKR
- Personi fizik - I rregj. në bashki
- Çertifikatë rregjistrimi në organin tatimor (fotokopje nga të dyja anët)
- Fotokopje kartë ID
- Patentë
- Nëse se ka vetë sjell patentën e shoferit bashkë me kontratën e punës
- Leje qarkullimi
- Kolaudim
- Leje transporti për vetë
- Të gjitha dokumentet që nuk kanë vulë të njomë do të bëhen të noterizuara.
Çertifikatë për transport malli për të tretë ose me qera:
- Jepet kur e ka marr liçencën sipas kritereve bazë
- Çertifikatë nuk jepet nëse kapaciteti nuk është 1500 e lartë