Ndihma Juridike Falas!
“ Çfarë është ndihma juridike falas? Si ta përfitojmë dhe kush e përfiton?”
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, në kuadër të angazhimit për të ofruar shërbime juridike falas dhe për të garantuar aksesin në drejtësi për qytetarët ka publikuar nje video informative.
Kjo video ka për qëllim të informojë qytetarët për mundësitë që ata kanë për të përfituar nga ndihma juridike falas, në përputhje me Ligjin Nr. 111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”, dhe është një hap i rëndësishëm në sigurimin e aksesit të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.
Ju mund ta aksesoni videon në linkun në vijim: https://youtu.be/tk7SfAQOXTQ?si=cr4k00BE7044TV_T
0 Comments