Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: adminbashkia

Sistemimi i Rrugës Rurale në Fshatrat Gegë dhe Drizë!

Bashkia Kuçovë, pas një kërkese te banorëve të fshatrave Gegë dhe Drizë ka filluar punimet për rregullimin e rrugës lidhëse midis dy fshatrave reth 2 km të gjatë. Sistemimi i rrugës rurale vjen në ndihmë të zonës dhe fermerëve, ku parashikohet së bashku me krijimin e kanaleve anësore kulluese për të ulur efektin dëmtues të rreshjeve.

Baza Ajrore Kuçovë!

Mirënjohje Bazës Ajrore Kuçovë 👩‍✈️👨‍✈️ për kontributin në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të qytetit! Kuçova nderon 🙏 me respekt ushtarakët në mesin e saj me rastin e 68 vjetorit të krijimit të Bazës. ✈️

Njësia e Mbrojtes së Fëmijëve!

Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkëpunim me Qendrën e Parandalimit te Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve zhvilluan takime sensibilizuese për edukimin ligjor , me qëllim informimin e nxënësve për drejtësinë penale për të mitur, njohjen me sistemin e drejtësisë dhe me prezantimin e rolit të QPKMR.

Europe 2023!

Njësia e Integrimit Evropian Kuçovë mirëpriti Njësinë e Integrimit Evropian Durrës, në një ditë të mbushur me aktivitete, informacion, njohuri, lojra e gëzim…

Të tjera aktivitete na presin!

“Restaurimi i Kishës së Ungjillizimit Kozare-Kuçovë”

Ministria e Kulturës miratoi projektin “Restaurimi i Kishës së Ungjillizimit Kozare-Kuçovë”, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë. Ky premtim së fundi falë këmbëngujes së Bashkisë Kuçovë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës u bë realitet. Kisha e Ungjillëzimit është nje vlerë e shtuar për të gjithë qytetin.

Reagim Zyrtar!

Reagim Zyrtar i Bashkisë Kuçovë – mbi kronikën e datës 24.05.2023 në emisionin ‘Stop’.

Duke marrë shkas nga pamjet filmike të transmetuara më datë 24.05.2023, në emisionin investigativ ‘Stop’, Bashkia Kuçovë kërkon të informojë mediat dhe opinionin publik si më poshtë:

-Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një ndër problemet permanente me të cilin është përballur qyteti jonë , por edhe qytetet e tjera në Shqipëri . Në vitin 2022, Bashkia Kuçovë vendosi një praktikë të re për trajtimin e qenve endacakë dhe për këtë fakt publikoj proçedurën e prokurimit (Blerje me Vlerë të Vogël) me objekt “Rehabilitimi dhe administrimi i qenve të rrugës (endacak)” dhe në përfundim u shpall fitues operatori F.M . me ofertën ekonomike me vlerë 192,000 lekë. Kjo është vlera totale e kontratës dhe përfshinte : kapjen, sterilizimin , vaksinimin dhe lëshimin në habitatin e tyre te 40 qenëve endacak. Kontrata është zbatuar brënda afatit ligjor dhe në përfundim të saj u rehabilituan dhe administruan 40 qen endacak sipas të gjitha detyrimeve të përcaktuara në kontratë me transparencë të plotë, të shoqëruar me foto, video dhe matrikullat identifikuese përkatës të shënuar në një Regjistër të Posaçëm.

-Në lidhje me proçedurën me objekt “Shërbim për mirëmbajtjen e varrezave publike “, sqarojmë opinionin publik se shërbimi për mirëmbajtjen e varrezave publike në Bashkinë Kuçovë për afro 30 vitesh realizohet me palë të treta (shoqëri private).

Në muajin Qershor 2021 pasi përfundojë kontrata ekzistuese për këtë shërbim, u publikua edhe proçedura e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt: “Shërbim për mirëmbajtjen e varrezave publike”.

Në datën 19.07.2021, Bashkia Kuçovë ka shpallur fitues shoqërinë me ofertën ekonomike me çmimin më të ulët ,shoqërinë “Sark” SHPK. Një nga shoqëritë e tjera pjesëmarrëse ne tender,konkretisht shoqëria “Pienvis” SHPK paraqiti ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik duke kundërshtuar këtë vendim dhe ky i fundit me vendimin nr. 667/2021 vendosi : të pranojë ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Pienvis” SHPK dhe Bashkia Kuçovë të anulojë vendimin e KVO-së mbi kualifikimin e operatorit ekonomik “Sark” SHPK.

Sa i përket, tarifave të Bashkisë Kuçovë ,sqarojmë qytetarët se Bashkia Kuçovë ka miratuar vetëm një tarifë me një vlerë prej 2000 (dy mijë) lekë për mirëmbajtjen e varrezave. Konkretisht, me VKB. Nr.74, date.24.11.2021 , pika 22 , është miratuar “Tarifa e Mirëmbajtjes se Varrezave” me një vlerë prej 2000 (dy mijë) , për çdo kërkesë për varrim që do të vijë nga subjektet e shërbimit funeral.

Kjo tarifë u miratua për shkak të kostove në rritje që Bashkia ka në mirëmbajtjen e varrezave publike dhe zgjerimin e territorit të varrezave publike, që përfshin shpronësimet e pasurive të paluajtshme të qytetareve të ndryshëm në Bashkinë Kuçovë dhe në Njësitë Administrative të saj. Kostot e shpronësimeve të pronave në pronësi private janë mbuluar tërësisht nga Bashkia Kuçovë.

Sa i përket “Tarifës 21,000” të përmendur gjatë emisionit STOP, sqarojmë se nuk ekziston një tarifë e tille, por kjo është një kosto që paguajnë operatorët që veprojnë në këtë fushë ndaj një operatori tjetër për shërbimet që i fundit i kryen në mënyre private .Pra, bëhet fjalë për një marrëdhënie Juridiko-Civile midis shoqërive private dhe Bashkia Kuçovë nuk ka asnjë rol në këtë marrëdhënie.

Theksojmë edhe njëherë se Bashkia Kuçovë ka vetëm një tarifë të miratuar për këtë shërbim në vlerën 2,000 lekë.

Së fundmi ,duam të sqarojmë opinion publik se ndaj Bashkisë Kuçovë apo ndaj ndonjë punonjësi të saj nuk ka nisur ndonjë proçedim penal për këto proçedura . Ndërkohë Bashkia Kuçovë është e hapur për çdo lloj hetimi administrativë apo penal për këto dy proçedura me bindjen se në çdo hap është zbatuar me korrektësi legjislacioni në fuqi.

Ndriçimi Rrugor!

Sektori i ndriçimit rrugor pranë Bashkisë Kuçovë ka filluar punën për të përmirësuar ndriçimin duke zëvendësuar llambat tradicionale me llamba me ndriçim LED të integruar.Llambat LED kanë më shumë jetëgjatësi, dhe kursjenë energji.

Sondazh për përcaktimin e prioriteteve të komunitetit!

Ky pyetsor na ndihmon që mendimi juaj të merret parasysh në buxhetin e vitit 2024. Pyetsori organizohet nga Këshilli Bashkiak i Bashkise Kuçovë dhe do të jetë i hapur gjatë periudhës 2-27 Shkurt 2023.Rezultatet e pyetsorit do të përdoren nga Këshilli Bashkiak për t’I rekomanduar administratës një listë prioritetesh për buxhetin e vitit 2024 dhe do të publikohen në faqen e Këshillit Bashkiak.

Kliko këtu: https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=nWQNBpMs0kSCAKPrnzxBYG7YoYBidbVItq2Qz5q1ZKVURUpOTVNDVklPRDRURk9EVU9aRDdJNktJUy4u