Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Punime

Sistemimi i Rrugës Rurale në Fshatrat Gegë dhe Drizë!

Bashkia Kuçovë, pas një kërkese te banorëve të fshatrave Gegë dhe Drizë ka filluar punimet për rregullimin e rrugës lidhëse midis dy fshatrave reth 2 km të gjatë. Sistemimi i rrugës rurale vjen në ndihmë të zonës dhe fermerëve, ku parashikohet së bashku me krijimin e kanaleve anësore kulluese për të ulur efektin dëmtues të rreshjeve.

Ndriçimi Rrugor!

Sektori i ndriçimit rrugor pranë Bashkisë Kuçovë ka filluar punën për të përmirësuar ndriçimin duke zëvendësuar llambat tradicionale me llamba me ndriçim LED të integruar.Llambat LED kanë më shumë jetëgjatësi, dhe kursjenë energji.

Rikonstruksioni i rrugës “Donald Hoxha”

Bashkia Kuçovë duke marrë parasysh kërkesën e banorëve te zonës, ka filluar punimet në rrugën “Donald Hoxha”. Me këtë projekt do të shtrohet rruga me asfalt, do të sistemohen kanalizimet, do të krijohen trotuare për këmbësorët,dhe do të sigurohet ndriçimi.

Strehimi Social!

Bashkia Kuçovë vazhdon punimet për ndërtimin e apartamenteve të reja për të gjitha familjet në nevojë që do ti përfitojnë për strehim social. Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari ndoqi nga afër punimet të cilat ecin me ritme të mira.

Zgjidhet problemi shumëvjeçar i fermerëve në Gegë!

Bashkia Kuçovë se fundimi ka zgjidhur përfundimisht një problem shumëvjeçar, i cili ka qënë shumë problematik për fermerët në fshatin Gegë. Kryetari i Bashkisë Z.Kreshnik Hajdari ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve ku do të ndertohen shtatë prita për të ndaluar gërryerjen nga lumi, të tokave bujqësore të fermerëve në Gegë.Prurjet e lumit tani nuk do të kenë me forcën e mëparshme në gërryerjen dhe dëmtimin e tokave përreth.

Vijojnë Punimet

Bashkia Kuçovë vijon punimet në lehtësimin e lëvizjes së fermerëve në rrugët e parcelave. Sot ne vijuam punimet në fshatrat Sheqëz dhe Magjatë.

Puna do të vijojë edhe në fshatrat e tjerë në vazhdim.

Rrugët e Parcelave në Fshatrat Bujqësorë

Vijon puna për hapjen e rrugëve të parcelave në fshatrat bujqësorë Koritës dhe Krekës të njësisë administrative Lumas. Bashkia Kuçovë ka marrë angazhim për të lehtësuar punën fermerëve duke hapur 2 km rrugë në fshatin Koritës, dhe 3 km rrugë në fshatin Krekës.

Puna do të vazhdojë edhe në zona të tjera!

Sezoni i Ullirit

Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Kuçovë po tregon nje kujdes të veçantë për hapjen e rrugëve të parcelave për të lehtësuar punën e fermerëve. Puna filloi në fshatrat Vodëz dhe Goraj dhe më pas do të vijojë ne fashtrat te tjerë.

Kanalet Kulluese dhe Ujitëse

Ujitja dhe kullimi janë një nga faktorët kryesorë me ndikim të drejtperdrejtë në rritjen e qëndrueshme të prodhimit bujqësor në vend.Puna dhe angazhimi i disa ditëve solli përmirësimin e nevojshëm të situatës së kanaleve kulluese dhe ujitëse.

Në Perondi janë pastruar 6 km kanale ujitëse 💦 që, nga diga e lumit Osum, shpërndajnë ujë në 250 hektarë tokë. Nga rezervuari, në Goraj, janë pastruar 8 km kanal, në shërbim të një sipërfaqe toke prej 200 hektarë.

Bashkia vijon punën në shërbim të Komunitetit.