Rruga “Donald Hoxha” Drejt Përfundimit!
Drejt përfundimit është rruga ” Donald Hoxha” në lagjen Llukan Prifti. Ky investim është bërë me fondet e Bashkisë Kuçovë ku parashikon ,shtrim me asfalt, trotuare,dhe ndriçim.
Drejt përfundimit është rruga ” Donald Hoxha” në lagjen Llukan Prifti. Ky investim është bërë me fondet e Bashkisë Kuçovë ku parashikon ,shtrim me asfalt, trotuare,dhe ndriçim.
Sektori i ndriçimit rrugor pranë Bashkisë Kuçovë ka filluar punën për të përmirësuar ndriçimin duke zëvendësuar llambat tradicionale me llamba me ndriçim LED të integruar.Llambat LED kanë më shumë jetëgjatësi, dhe kursjenë energji.
Ky pyetsor na ndihmon që mendimi juaj të merret parasysh në buxhetin e vitit 2024. Pyetsori organizohet nga Këshilli Bashkiak i Bashkise Kuçovë dhe do të jetë i hapur gjatë periudhës 2-27 Shkurt 2023.Rezultatet e pyetsorit do të përdoren nga Këshilli Bashkiak për t’I rekomanduar administratës një listë prioritetesh për buxhetin e vitit 2024 dhe do të publikohen në faqen e Këshillit Bashkiak.
Bashkia Kuçovë duke marrë parasysh kërkesën e banorëve te zonës, ka filluar punimet në rrugën “Donald Hoxha”. Me këtë projekt do të shtrohet rruga me asfalt, do të sistemohen kanalizimet, do të krijohen trotuare për këmbësorët,dhe do të sigurohet ndriçimi.
Qendra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë Kuçovë, Zyra Vendore Arsimore dhe Biblioteka organizuan aktivitetin me rastin e Festave Kombëtare. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishte dhe kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari,N/prefekti Z.Bardhyl Suli dhe shumë të rinj dhe të reja nga shkolla të ndryshme të Kuçovës ku shpalosën punimet e tyre më të mira.
Pastrimi “Për një qytet të pastër” janë angazhuar punonjësit e Agjescisë Komunale në ç’do cep apo vend për ta mbajtur atë të pastër.Kuçova ka nevojë për ndihmën tënde ku qëllimi është që të rihtet vetëdijesimi edhe qytetar edhe institucional, por edhe shoqëror, që të punojmë për një ambient të pastër.
T’i mbajmë mbetjet deri te pika më e afërt!
Bashkia Kuçovë, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak kanë zhvilluar dëgjesat publike PBA 2023. Dëgjesat Publike janë zhvilluar në njesitë administrative Lumas,Kozare,Perondi dhe Kuçovë , ku në fokus të kësaj dëgjese ishin “Për miratimin e tarifave dhe taksave vendore” për Bashkinë Kuçovë.
Bashkia Kuçovë vazhdon punimet për ndërtimin e apartamenteve të reja për të gjitha familjet në nevojë që do ti përfitojnë për strehim social. Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari ndoqi nga afër punimet të cilat ecin me ritme të mira.
Bashkia Kuçovë se fundimi ka zgjidhur përfundimisht një problem shumëvjeçar, i cili ka qënë shumë problematik për fermerët në fshatin Gegë. Kryetari i Bashkisë Z.Kreshnik Hajdari ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve ku do të ndertohen shtatë prita për të ndaluar gërryerjen nga lumi, të tokave bujqësore të fermerëve në Gegë.Prurjet e lumit tani nuk do të kenë me forcën e mëparshme në gërryerjen dhe dëmtimin e tokave përreth.
Sot, pranë Lapidarit kushtuar pikërisht datës së Çlirimit të Kuçovës, u organizua ceremonia festive ku morrën pjesë: Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari, Prefektja e Qarkut Berat Znj.Valbona Zylyftari, Deputeti i qytetit Z.Bardhyl Kollçaku, Veteranë të LANÇ-it, nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve, të ftuar nga forca të ndryshme politike si dhe të ftuar të tjerë, të cilët vendosën kurora dhe buqeta me lule në emër të institucionit që përfaqësonin apo të forcave politike.
Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!