Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

News

Shtrim Rrugësh në Lagjen “Tafil Skendo”

Kryetari i Bashkise Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për shtrimin e dy rrugëve me asfalt ne lagjen “Tafil Skendo” Puna e kryer me angazhimin e punonjësve të Agjencisë Komunale 👷‍♂️ do të përmirësojë dukshëm kushtet për këta banorë të Bashkisë Kuçovë!

Rehabilitimi i Kafshëve të Rrugës

Çdo vit me qindra qen dhe mace përfundojnë të pastreha nëpër rrugët e qytetit dhe fatkeqësisht nuk ka mjaftueshëm njerëz që t’i adoptojnë ata. Shumë kafshë përfundojnë në rrugë pasi braktisen nga familja e tyre, dhe ndërkohe që një pjesë e vogël e tyre shpëtohen, pjesa më e madhe vuajnë rrugëve pa pasur dikë që të kujdeset për ta. Sterilizimi i kafshëve parandalon lindjen e tyre aksidentale dhe është mënyra më efiçente dhe humane për të shpëtuar jetë kafshësh.

Bashkia Kuçovë ka kryer rehabilitimin e qenëve të rrugës. Sipas metodave bashkëkohore, 🐶💉 u krye sterilizimi dhe vaksinimi. Kjo metodë sjell uljen e numrit e kafshëve, pas rikthimit në habitatin e tyre.Kafshët nuk do të mund të riprodhohen dhe do të kenë ulje të agresivitetit. Gjithsej u administruan 80 qenë, të cilët u regjistruan dhe u matrikulluan. 🏷 Ky projekt synohet të zbatohet për 5 vite rresht. Projekti u mundësua në bashkëpunim me Shoqatën zvicerane “JETA Tier und Mensch”. 🇨🇭 Klinika veterinare “Artenis Limoj”, u angazhua në zbatimin konkret të zgjidhjes, që respekton jetën e kafshëve 🐕 dhe të njerëzve. 🙏

Vneddepozitimi i Mbetjeve

Që nga sot, mbetjet do të trajtohen siç duhet, ato nuk do të ndotin lumin dhe dhe ambientin, nuk do të helmojnë tokën bujqësore dhe nuk do të dëmtojnë ajrin që thithim. Kjo ka efekt në turizëm, bujqësi, ekonomi dhe shëndetin e qytetarëve. Ajo që ka më rëndësi është se ky investim ishte bashkëfinancim me Bashkinë, e cila ka siguruar gjithashtu operimin dhe mirëmbajtjen për këtë shesh.

Kryetari i bashkisë Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari, vlerësoi kontributin nga Qeverisë Zviceriane dhe theksoi prioritetin që ju dha këtij projekti nga Bashkia dhe zgjidhjen që ai jep për problemin e kahershëm për trajtimin e mbetjeve urbane.

Sipërfaqa totale e këtij venddepozitimi është 28000 m2, ku nga këto sipërfaqe të mbeturinave të grumbulluara dhe të kapsuluara gjatë viteve 90 e deri më sot është 9000 m2. Sipërfaqa e sheshit të parashikuar për riciklim dhe vaskave ështe 10 mijë m2.

Dita e Verës

Qendra Kulturore “Feniks” në mbështetje të Bashkisë Kuçovë dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari, organizuan ditën e verës. Dita e Verës ☀️erdhi me aktivitete nga muzika, cirku, 🎪 panaire kuzhine dhe arti. Akrobatë të cirkut kombëtar 🤸 së bashku me iluzionistin Julian Kazazi 🪄 dhe këngëtarët Ervis Behari dhe Ergys Hyka që me praninë e tyre e bënë këtë ditë edhe më të veçantë.

GËZUAR DITËN E VERËS!

Mbledhje me Drejtuesit e Policisë së Shtetit

Ditën e sotme në Istitucionin e Bashkisë Kuçovë u zhvillua mbljedhja për luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Të pranishëm ne këtë mbledhje ishte Prefektja dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit për Qarkun Berat. 🤝 Të pranishëm ishin edhe Kryepletë e fshatrave të Njesive Administrative, si dhe përfaqesues të Bashkisë .Në këtë mbledhje u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit mes institucioneve tona për luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike.

Baza Ajrore e Kuçovës

Ka nisur  puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës  ajrore në Kuçovë. Në ceremoninë e nisjes së punimeve, ishte i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Kryeministri Rama u shpreh se vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë duke e transformuar në një bazë ajrore të Aleancës në rajon konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është një vlerë e shtuar në këtë Aleancë.

 Për ne lajmi kësaj vendimmarrje ishte një lajm shumë i mirëseardhur sepse jo vetëm lejonte një vlerë të re në gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përçonte një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik dhe pozitën tonë në NATO.

Puna e nisur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës konsiston në përmirësimin e pistës, infrastrukturën për kontrollin dhe sigurinë e fluturimeve, rrugët lidhëse dhe mjetet e tjera ndihmuese.

Plani Kombëtar i Pastrimit

Faleminderit për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen në Planin Kombëtar të Pastrimit🙏Kush do më shumë nga Shqipëria duhet ta mësojë se duke mos i hedhur plehrat rrugëve, ai e rrit fuqinë zhvilluese të Shqipërisë magjepsëse, falë pastërtisë së saj👍*momente nga pastrimi në Mallakastër, Selenicë, Vlorë, Gjirokastër, Memaliaj, Kuçovë, Patos, Tepelenë, Bulqizë, Libohovë, Peqin dhe Delvinë

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱

#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

Kisha e Shën Kollit Perondi

Dita e Thesareve të Trashëgimisë. Ne kemi në Bashkinë e Kuçovës një gur të çmuar, pjesë e rëndësishme e gjerdanit të monumenteve të kulturës jo vetëm të vendit, por të rajonit! 💎 Kisha e Shën Kollit në Perondi📍 vlerësohet se i përket shekullit të XI me ndryshime dhe restaurime të ndryshme në vazhdim.

Gëzuar Festat

Super aktivitet organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë dhe Zyra Arsimore Kuçovë

Komplimnte fëmijëve që na dhuruan këtë buqetë artistike për t’i uruar qytetit Festat e Fundvitit

Ekspozitë

Në Bibliotekën e qytetit tonë u çel ekspozita fotografike nga Thanas Fili me titull ” Në prag të harresës” Në këtë ekspozitë kishte fotografi nga zhvillimet sportive nga vitet 1930 – 1940. Ekspozita do të jetë e hapur edhe javën tjetër. Jeni të lutur të vizitoni këtë ekspozitë e cila është një vlerë e shtuar për qytetin tonë.