Aktivitet në Kuadër të Festave të Nëntorit
Në kuadër të festave të Nëntorit u zhvillua një aktivitet me krijimtari letrare,interpretim skenik,dhe pikturë nga 3 konkuruese. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e rethit.
Në kuadër të festave të Nëntorit u zhvillua një aktivitet me krijimtari letrare,interpretim skenik,dhe pikturë nga 3 konkuruese. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e rethit.
Muajin tjetër fillojnë punimet për modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës! Lajmin e mirë e ndamë në një takim me disa përfaqësues të Forcave të Armatosura. Baza Ajrore e Kuçovës do të jetë baza e parë ajrore e NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor. Diskutuam edhe për sfidat e emergjencave civile dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për t’i përballuar.
Bashkia Kuçovë vazhdon politikën e taksave të ulëta! Zhvilluam sot mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ku miratuam paketën fiskale për vitin 2022.
Punonjësit e Bashkisë dhe institucionet e tjera që na u bashkuan sot për një Kuçovë më të pastër, më të bukur e më të shëndetshme!
Kuçova është e bukur! 🌴 Ne thjesht po punojmë për ta mbajtur të tillë! Agjencia Komunale vijon me punën ne Bulevardin Kryesor te Qytetit me krasitjen e palmave.
Ditën e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak Kuçovë u zhvillua konsultimi publik (Tawn Hall) mbi kanalet è komunikimit të Këshillit me qytetarët.Në këtë konsultim morrën pjesë banorët e Bashkisë Kuçovë, bisneset, shoqeria civile, në këtë bashkëbisedim.
Sot u zhvillua Konsultimi Publik për PBA 2022-2024 dhe Paketën Fiskale në Nj. Administrative Lumas.Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 18 dhe 54, të ligjit nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe Rregullores së Këshillit Kuçovë për “Konsultimin Publikë” me VKB nr. 38.
Sot u zhvillua Konsultimi Publik për PBA 2022-2024 dhe Paketën Fiskale në Nj. Administrative Kozare dhe Perondi ( Sipas Kalendarit të Konsultimit).Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 18 dhe 54, të ligjit nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe Rregullores së Këshillit Kuçovë për “Konsultimin Publikë” me vendim nr. 38.
Njesia e Mbrojtjes se Femijeve , Bashkia Kucove ne bashkepunim me Njesine Levizese te Qendres Psiko Sociale Vatra ne qarkun e Beratit realizuan sesion ndergjegjesues mbi trafikimin njerezore ne gjimnazet e qytetit .
Thuaj STOP trafikimit njerezor.❎🚫
Kerko ndihme ☎️
Një kërkesë e vazhdueshme e banorëve, shtrimi me asfalt i rrugës së shkollës së mesme në Havaleas u realizua krejtësisht përmes punës së punëtorëve të agjencisë komunale të Bashkisë Kuçovë! Rruga, me gjatësi 500 m dhe gjerësi 4,5 m, kthehet kështu në një përditshmëri të përmirësuar për nxënësit dhe banorët!