Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Lumas

Te dhena te pergjithshme per “Njesine Administrative Lumas”

Historiku dhe ndarja Administrative
Territori I Lumasit ka qene i banuar qe ne kohet e lashta dhe kete e tregojne zbulimet e kryera ne vitin 1975 ne shpellen e Sinecit, ku jane gjendur ene te ndryshme prej balte, arme te lashtesise si shpata, helmeta, mburoja dhe vizatimet e relieve te ndryshme ne faqet e brendeshme te shpelles. Me gjithe levizjet e popullates e pushtimet e ndryshme, banoret e kesaj treve kane ruajtur traditen zakonet dhe gjuhen e tyre e cila eshte dukshem shume e afert me gjuhen letrare dhe e dialektit tosk.
This image has an empty alt attribute; its file name is 11219141_364383100430240_3305519290464898463_n.jpg Ne perberje te Njesise Administrative jane 13 fshatra si: Pellumbas, Luzaj, Bardhaj, Katundas, Vodez, Sheqez, Mendrake,  Pashtraj, Belesov, Koritez, Krregez, Zelevizhd dhe Lumas si qendra e Njesise.

Vendndodhja
Njesia  Lumas bene pjese ne rrethin e Kucoves, Qarku Berat. Territori i saj ndodhet ne lindje te territorit te Kucoves dhe ka nje siperfaqe prej 68,55 km/2 me nje popullsi prej 7030 banore (regjistrimi i 2006). dendesia eshte 102 banore per km/2 dhe mund te vleresohet si nje Njesi  me popullsi mesatare dhe me nje migrim normal.Kufizohet nga veriu me Njesine Administrative te Tunjes (Gramsh) dhe Njesine Administrative Mollas (Elbasan). Ne lindje kufizohet me Njesine Administrative Tunje dhe Otllake, ne jug kufizohet me Njesine Administrative Otllak dhe ne perendim me Njesine Administrative Perondi e Kozare te Rrethit te Kucoves. Kjo Njesi perbehet prej 13 fshatrave te cilet shtrihen pergjate lugines se krijuar nga lumi Lapardhice. Ky territor eshte i perbere nga 15 % terren fushor e 70 % kodrinor dhe 15 % malor.

Burimet Njerezore: Burimet njerezore. Ne Njesine Lumas ka nje popullsi prej 7030 banoresh ne perberje te 1844 familje, ku pjesa me e madhe (rreth 98%) si aktivitet te pare kane prodhimin bujqesor e blegtorial. Kjo Njesi ka nje moshe relativisht te re mbi 50% e popullsise eshte nen moshen 30 vjec. Qenda kryesore eshte Lumasi, si nga numri me i madh i popullates, ashtu dhe aktivitetit ekonomik dhe shoqeror. Popullata e Lumasit ka nje gjendje shendetesore te kenaqeshme, ku njerzit me aftesi te kufizuara e te pa mundur perbejne 2.2 % te popullates.Gjendja arsimore gjithashtu eshte e kenaqeshme nga ku 99% jane te arsimuar dhe 1% jane analfabete. Levizja e popullsise ka ndjekur trendin e pergjithshem te levizjeve te popullates rurale drejt qendrave urbane kryesisht ne periudhen 1992-1998. Aktualisht ka nje stabilitet ne levizjen e saj drejt qendrave urbane, por ka nje zhvendosje brenda territorit te Lumasit nga zona malore e kodrinore me infrastrukture te reduktuar per ne fshatrat fushor, me mundesi me te mira jetesore e ekonomike, si dhe prane infrastructures rrugore. Ka nje zhvendosje masive nga fshatrat Zelevizhd e Katundas drejt fshatrave fushor kryesisht ne fshatin Pellumbas dhe Lumas.

TURIZMI
Pozicioni gjeografik i Njesise Administive Lumas dhe larmishmeria e resurseve natyrore qe ajo ka, te le te mendosh se eshte nje vend shume i mire per cdo lloj turizmi te mundshem. Rrjeti hidrografik qe gjarperon zonen perreth formon forma nga me te larmishme ne reliev. Kjo eshte e dukshme ne vendin me te bukur, ne SINEC ku lumi i Sinecit ka formuar nje kanion shume mbreslenes, ku ne kete kanion ne faqet e shkembit jane dhe gjurmet e paraardhsve tane. Ku nga germimet arkeologjike te vitit 1975 datojne te jene shume te vjetra, qe ne kohen e Ilirve, ku ne to jane gjetur arme te vjetra e shume sende te tjera, dhe nje ikon me shume vlera historike. Kjo ikon eshte bere objekt diskutimi nga shume arkeolog dhe tregtar qe merren me to. Ne Sinec ndodhet “Shpella e Xhixhiles” ku per te dihet shume pak, eksplorimi i saj nuk eshte bere plotesisht ku ne kete shpelle kane jetuar njerez te lashtesise. Oazet e formuar nga lumi te ngjajne me nje parajse tokesore.
Deri tani ky vend eshte vizituar nga te rinjet e zones dhe shume pak nga banoret e qytetit te Beratit dhe Kucoves.Pervec rrjedhjes natyrore te perrenjve qe formojne lumin ne Sinec eshte dhe burimi gjigand i tij. Prurja mesatare e tije eshte mbi 50 l/s temperature pothuaj 10-14oC ne burim, dhe del horizontalisht me prerjen e rrjedhjes se lumit. Burimi del nga shkembinjte karbonat (gelqerore CaCO3). Uji eshte shume i paster dhe i kristalt, ne varesi te rrezatimit te dellit ai merr pamje nga me te ndryshmet nga i kalter deri ne blu i zene. Duke qene nje terren shkembor ne te bimesia eshte e tipit shkurre por nuk mungojne dhe bimet e larta si lisi etj qe e freskon akoma me mire kete vend te bekuar. Nga burimi i sinecit banoret vendas kane marre disa burime qe dalin perreth tij per uje te pijshem.Ndersa uji tjeter perdoret per nevojat e bujqesise. Per sa i perket turizmit malor edhe ky ze vendin e vet dhe shume te rendesishem ne zonen tone duke qen nje zone kodrinoro-malore dhe e rrethuar nga kodrat e Suloves, ku gjen vend dhe zhvillimi I turizmit malor pikerisht ne Malin e Gorices, ne ate te Jances, e ne shume vende te tjera. Banoret e kesaj zone jane njerez shume dashamires dhe bujar ne aspektin shoqeror kulturor dhe te tradites shqiptare, aktiviteti I tyre eshte bujqesia, tregtia, dhe emigracioni. Kulturat bujqesore qe mbillen jane: miser, grure, si dhe bimet e vreshtave. Ulliri ze peshen me te madhe ku pothuaj se siperfaqeja me e madhe e tokave jane zene me kete kultur. Per sa I perket gatimeve ne kete zone behen nga gatimet me tradicionale dhe deri tek ato modernet, ne restorantet e Lumasit, ne lokalin e Gimit mund te gjejme mishin me te mire te zones si ai i hellit deri tek zogjte ne sac. Dhe lokalet e tjere ku disa jane te dalluar per kafen me te mire. Ne fshatin e Belesoves ndodhet dhe rezervuari i Belesoves qe eshte ndertuar nga sistemi komunist per nevojat e bujqesise dhe vazhdon te perdoret akoma ne ditet tona per vaditje. Por nga banoret perdoret dhe per peshkim si dhe per plazhe nga rinjet e fshatit.


This image has an empty alt attribute; its file name is 11204970_360747350793815_2121364189824746083_n.jpg