Kanalet Kulluese dhe Ujitëse
Ujitja dhe kullimi janë një nga faktorët kryesorë me ndikim të drejtperdrejtë në rritjen e qëndrueshme të prodhimit bujqësor në vend.Puna dhe angazhimi i disa ditëve solli përmirësimin e nevojshëm të situatës së kanaleve kulluese dhe ujitëse.
Në Perondi janë pastruar 6 km kanale ujitëse që, nga diga e lumit Osum, shpërndajnë ujë në 250 hektarë tokë. Nga rezervuari, në Goraj, janë pastruar 8 km kanal, në shërbim të një sipërfaqe toke prej 200 hektarë.
Bashkia vijon punën në shërbim të Komunitetit.