Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Punime

Një Tjetër Investim!

Ka nisur zyrtarisht puna për përmirësimin e rrugës së fshatit Fier Mimar, një investim i rëndësishëm që synon rritjen e sigurisë, lehtësimin e lëvizjes dhe përmirësimin e aksesit për banorët e zonës. Ky projekt do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetesës dhe zhvillimin e komunitetit lokal.

Pastrimi i Kanalit Kullues!

Bordi i Kullimit ka vijuar pastrimin e kanalit kullues në lagjen 1 Maj dhe në fshatin Perondi u realizua me qëllim përmirësimin e kullimit të tokave bujqësore dhe parandalimin e përmbytjeve. Ky kanal shërben për kullimin e sipërfaqeve bujqësore të fermerëve të fshatrave Perondi, Tapi dhe Rreth Tapi, duke mbuluar një sipërfaqe totale prej rreth 200 hektarësh, dhe ka një rëndësi të veçantë për mbarëvajtjen e aktivitetit bujqësor në zonë.

Rehabilitimi i Banesave të Familjeve në Nevojë!

Programi i përmirësimit të kushteve të banimit për shtresat në nevojë ka mbështetur 39 familje, të cilat kanë përfituar nga ndërhyrje të pjesshme në banesat e tyre gjatë vitit 2025. Ky program synon të rrisë sigurinë dhe cilësinë e jetesës, duke përmirësuar kushtet bazë të banimit për familjet që kanë më shumë nevojë.

Ky program realizohet falë bashkëfinancimit të Bashkisë Kuçovë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Ky program do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2026 për familjet e tjera që ndodhen në kushte të vështira banimi.

Pastrimi i Kanaleve Kullues!

Bashkia Kuçovë, vazhdon punën me pastrimin e kanaleve kullues në Lapardhicë me gjatësi 3 km që i shërben kullimit të 100 hektarë tokë dhe rreth 150 familje fermeresh.Në zona të tjera ka vazhduar puna si në qendër të fshatit Reth Tapi – Devoll, dhe kjo me një gjatësi 3 km që i shërben kullimit të 70 hektarë tokë dhe rreth 80 familje fermeresh.

Puna për pastrimin e këtij kanali u realizua nga Bordi i Kullimit Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë!

Sezoni i Ullirit

Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Kuçovë po tregon nje kujdes të veçantë për hapjen e rrugëve të parcelave për të lehtësuar punën e fermerëve. Puna filloi në fshatrat Vodëz dhe Goraj dhe më pas do të vijojë ne fashtrat te tjerë.

Kanalet Kulluese dhe Ujitëse

Ujitja dhe kullimi janë një nga faktorët kryesorë me ndikim të drejtperdrejtë në rritjen e qëndrueshme të prodhimit bujqësor në vend.Puna dhe angazhimi i disa ditëve solli përmirësimin e nevojshëm të situatës së kanaleve kulluese dhe ujitëse.

Në Perondi janë pastruar 6 km kanale ujitëse 💦 që, nga diga e lumit Osum, shpërndajnë ujë në 250 hektarë tokë. Nga rezervuari, në Goraj, janë pastruar 8 km kanal, në shërbim të një sipërfaqe toke prej 200 hektarë.

Bashkia vijon punën në shërbim të Komunitetit.

Shtrim Rrugësh në Lagjen “Tafil Skendo”

Kryetari i Bashkise Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për shtrimin e dy rrugëve me asfalt ne lagjen “Tafil Skendo” Puna e kryer me angazhimin e punonjësve të Agjencisë Komunale 👷‍♂️ do të përmirësojë dukshëm kushtet për këta banorë të Bashkisë Kuçovë!