Month: September 2026
🚸 Siguria e Fëmijëve, Prioriteti Ynë!
✅ Vijon puna për rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave dhe kopshteve, duke realizuar vijëzimin e akseve rrugore dhe kalimeve të këmbësorëve. Këto ndërhyrje synojnë të garantojnë lëvizje më të sigurt për fëmijët, nxënësit dhe të gjithë qytetarët, duke përmirësuar dukshmërinë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.
🚶♀️🚶♂️ Çdo kalim i sinjalizuar më mirë është një hap më shumë drejt mbrojtjes së jetës dhe sigurisë së më të vegjëlve.
❤️ Siguria e fëmijëve dhe nxënësve tanë mbetet prioritet i padiskutueshëm!
#SiguriaRrugore #PërFëmijët #InvestojmëPërSigurinë 🚦👷♂️
Dialog me komunitetin për Reformën Territoriale
Sot zhvilluam dëgjesat publike në Njësitë Administrative Kozare dhe Perondi, në kuadër të konsultimit me komunitetin për Reformën Territoriale dhe mënyrën se si ajo duhet të pasqyrojë më mirë nevojat dhe interesat e qytetarëve.
🗣️ Zëri i banorëve, problematikat konkrete të përditshme, sugjerimet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen janë një pjesë e rëndësishme e këtij procesi.
🤝 Dialogu i drejtpërdrejtë me komunitetin është thelbësor për të ndërtuar një reformë që merr në konsideratë realitetin e çdo zone dhe synon shërbime më të mira, zhvillim më të qëndrueshëm dhe përfaqësim sa më pranë qytetarëve.
Faleminderit banorëve të Kozarës dhe Perondisë për pjesëmarrjen, diskutimin dhe kontributin e tyre!



















