Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: September 2025

Pastrimi i Kanaleve Kullues!

Bashkia Kuçovë, vazhdon punën me pastrimin e kanaleve kullues në Lapardhicë me gjatësi 3 km që i shërben kullimit të 100 hektarë tokë dhe rreth 150 familje fermeresh.Në zona të tjera ka vazhduar puna si në qendër të fshatit Reth Tapi – Devoll, dhe kjo me një gjatësi 3 km që i shërben kullimit të 70 hektarë tokë dhe rreth 80 familje fermeresh.

Puna për pastrimin e këtij kanali u realizua nga Bordi i Kullimit Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë!

Dëgjesa Publike!

Në fshatin Lumas, Njësia Administrative Lumas, ditën e Martë, datë 23.09.2025, ora 10°°, në godinën e Njësisë (Lumas) u zhvillua dëgjesa publike ku u diskutua mbi paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2026.

Nis Viti i ri Shkollor 2025-2026!

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari ka percjellë nje mesazh urimi për nxënësit, mësuesit, dhe prindërit.

Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor!

Një Tjetër Investim i Rëndësishëm!

Në shkollën e rilindur “Gaqi Karakashi”, një inventim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë, do të hapë dyert e vitit shkollorë në kushte moderne për nxënësit dhe mesuesit.

Kjo shkollë do të shërbejë jo vetëm si hapsirë mësimimi, por edhe si një qendër komunitare në funksion të fëmijëve, të rinjve, dhe të gjithë komunitetit me klasa moderne,bibloteke, laboratorë dhe terrene soprtive.

Ceremonia Përmbyllëse e Kampit “Glow Code”

Bashkia Kuçove, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore dhe Korpusin e Paqes zhvilloi një ceremoni përmbyllëse të kampit “Glow Code” në shkollën “28 Nëntori”. Gjatë periudhës dy javore 16 vjaza mësuan gjuhën e kodimit CSS dhe HTML.

Bashkia Kuçovë, do të mbështesë ç’do projekt që zhvillon njohuritë e fëmijëve, dhe aftësitë për të pëdorur teknologjinë.