Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: October 2025

Takim me Komitetin e Emergjencave Civile!

Në Bashkinë Kuçovë u zhvillua takimi i Komitetit të Emergjencave Civile në kuadër të përgatitjeve për sezonin e dimrit. Gjatë takimit u analizua gjendja aktuale e infrastrukturës, furnizimit me energji dhe ujë, si dhe masat parandaluese për përballimin e situatave të mundshme emergjente si reshjet e dendura, ngricat apo bllokimet e rrugëve. U theksua bashkëpunimi ndërmjet strukturave vendore, shërbimeve zjarrfikëse, policisë dhe operatorëve të tjerë për garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimit të jetës së qytetarëve gjatë muajve të dimrit.

Festa e Ullirit!

Festa e Ullirit në Perondi është një ngjarje tradicionale që kremton pasurinë bujqësore dhe kulturën e ullirit në këtë zonë. Çdo vit, banorët dhe vizitorët mblidhen për të nderuar këtë pemë simbol të begatisë dhe punës së ndershme. Gjatë festës zhvillohen panaire produktesh vendase, ekspozita, muzikë, valle popullore dhe degustime të vajit të freskët të ullirit, duke e kthyer Perondinë në një qendër gëzimi, tradite dhe bashkimi komunitar.



81 Vjetori i Çlirimit të Kuçovës!

Në 81-vjetorin e Çlirimit të Kuçovës, nderojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë bijtë dhe bijat e këtij qyteti që luftuan me guxim për liri dhe dinjitet. Ky përvjetor është një kujtesë e gjallë e sakrificës, unitetit dhe forcës së popullit tonë në ditët më të vështira. Lavdi dëshmorëve të Atdheut.

Dëgjesat Publike!

Bashkia Kuçovë, vazhdon me dëgjesat publike te cilat u zhvilluan në dy Njësi Administrative.

Në Njësinë Administrative Perondi dhe Kozare u zhvilluan dëgjesat publike me banorët mbi paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2026.