Drejtoritë
Drejtorite
Në zbatimi të ligjit 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe Programit të Transparencës, Bashkia Kuçovë vë në dispozicion të publikut informacion në lidhje me Drejtoritë e Institucionit.
Erald Shushari
Mban pozicionin e Drejtorit të Kabinetit prej vitit 2019. Më herët ka punuar si “Avokat” pranë
Dhomës se Avokatisë Berat dhe si Jurist në Sektorin e Marrëdhënieve me Gjyqësorin në OSHEE
sh.a.Ka kryer studimet e larta në fushën e Drejtësisë, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlore dhe
ka përfunduar ciklin Master në fushën e së drejtës Administrative në Universitetin Europian të
Tiranës (me burse të plote). Është autor dhe bashkautor i disa punimeve në fushën e së drejtës në
revista shkencore të ndryshme.
Kabineti varet drejtpërdrejt nga Kryetari i Bashkisë; detyrat konkrete janë si më poshtë:
- Përgatitja e materialeve dhe plotësimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal
të veprimtarisë së përditshme të Kryetarit, sipas axhendës së caktuar dhe miratuar
paraprakisht prej tij. - Verifikimin e saktësisë, nga aspekti formal dhe ligjor, të materialeve të trajtuara nga
strukturat përgjegjëse, përpara nënshkrimit të tyre nga Kryetari I Bashkisë. - Organizimin, përgatitjen, protokollimin e mbledhjeve dhe të takimeve që drejtohen nga
Kryetari I Bashkisë, personalisht ose në emër të tij. - Koordinimin brenda atributeve të dhëna, të raporteve me institucionet shtetërore dhe
entet e tjera publike dhe private; - Në varësi me axhendën e përcaktuar, përgatit materialet e kërkuara nga Kryetari dhe
ndihmon Kryetarin dhe Nënkryetarin në plotësimin e funksioneve të tyre administrative. - Me miratim të Kryetarit, merr pjesë në analiza e takime të ndryshme që zhvillon
Kryetari, si dhe mban kontakte me drejtoritë e Bashkisë, me qëllim zbatimin e detyrave
të ngarkuara. - Bën përgjithësime e propozime për probleme që lidhen me politikat e zhvillimit të
fushave që mbulon Bashkia. - I parashtron Kryetarit dhe Nënkryetarit mendime për çështje të ndryshme të rëndësishme
të punës së përditshme. - Plotëson në kohë të gjitha detyrat që i ngarkohen nga Kryetari.
- Mban dhe pregatit axhendën e Kryetarit të Bashkisë në takime me homologë brenda dhe
jashtë vendit. - Përfaqëson Kryetarin e Bashkisë me porosi të tij në takime , aktivitete që organizon
bashkia ose bazë të ftesave të dërguara bashkisë.
Drejtoria Juridike, Prokurimeve dhe Marrëdhënieve me Publikun
Gentjan Qafoku
Mban pozicionin e Drejtorit Juridik që nga viti 2012. Më parë ka punuar si menaxher në kompani private.
Ka studiuar në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, dega Drejtësi. Gjatë karrierës së tij ka realizuar disa trajnime
në fushën e drejtësisë. Është duke vazhduar shkollën e avokatisë.
Mbështet dhe siguron asistence juridike mbi çështjet qe kërkohen për tu trajtuar ne ushtrimin e funksioneve dhe
kryerjen e detyrave te te gjitha strukturave te Bashkisë Kuçove. Siguron ndihme juridike për te gjitha aktet qe nxjerr
Këshilli i Bashkisë, Kryetari i Bashkisë si dhe aktet qe hartojnë drejtoritë, sektorët/zyrat. Përfaqëson institucionin ne
çështje gjyqësore, me autorizim përfaqësimi, nga titullari i institucionit. Zbaton dhe respekton ligjin ne çdo
procedure administrative qe ndjek institucioni.
Siguron mirëpërdorimin e fondeve publike duke zbatuar procedurat e prokurimit publik ne përputhje me
legjislacionin ne fuqi. Siguron integritet,besim publik dhe transparence ne procedurat e prokurimit publik. Siguron
një trajtim te barabarte dhe jo diskriminues për te gjithë operatoret ekonomik pjesëmarrës ne procedurat e prokurimit
publik.
Misioni themelor i Zyrës së Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun është të realizojë në kohë dhe me
transparencë informimin e publikut të gjerë mbi veprimtarinë, aktivitetin e Bashkisë Kuçovë, nëpërmjet prodhimeve
mediatike dhe internetit, në funksion të përmirësimit të imazhit të Bashkisë Kuçovë si edhe realizoj një komunikim
transparent, të saktë dhe të qartë me publikun.
Drejtoria e Financës dhe Buxhetit
Heroina Shkëmbi
Mban pozicionin e Drejtoreshës së Drejtorisë së Financës dhe Buxhetit që nga viti 2012. Më parë ka punuar si shefe
finance te Qendra Kulturore Kuçovë, si punonjëse e Gjendjes Civile pranë Prefekturës Berat, Prefekturës së Qarkut,
Rrethi Kuçovë dhe Këshillit të Rrethit.
Ka mbaruar Universitetin Bujqësor të Tiranës, dega Ekonomi Agrare.
Kujdeset dhe përpilon dokumentacionin e nevojshëm për hartimin e projekt-buxhetit si dhe organizon, mbikëqyrë
dhe kontrollon zbatimin e buxhetit. Regjistron të gjitha të drejtat dhe detyrimet e institucionit dhe të institucioneve të
varësisë, në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Ministria e Financës.
Ndjek problemet e buxhetit duke u bazuar në ligjin për buxhetin e shtetit, ligjin për buxhetin vendor si dhe
udhëzimin e Ministrisë së Financave të hartuar për këtë qëllim. Gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre, drejtuesit
dhe specialistët e kësaj drejtorie janë të detyruar të zbatojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e parimeve të efektivitetit
ekonomik dhe ato të drejtimit financiar, duke u kujdesur që fondet e miratuara të shpenzohen në kohën e duhur dhe
vetëm me qëllimin e një administrimi ekonomik sa më efektiv.
Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit
Ferdinand Putro
Mban pozicionin e Drejtorit të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit që nga viti 2015. Më parë ka punuar në firma
të ndryshme private si inxhinier, përgjegjës teknik dhe inxhinier zbatimi, si edhe pranë Bashkisë Ura-Vajgurore si
Krye Inspektor.
Ka mbaruar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, dega Inxhinieri Mekanike.
Në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe Kushtetuese Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit ka në
kompetencë orientimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e territorit, nëpërmjet hartimit e miratimit te instrumenteve
vendore te planifikimit dhe përputhshmërisë se tyre me instrumentet kombëtar te planifikimit.
Drejtoria e Mjedisit, Kontrollit Ushqimor dhe Veterinarisë
Bardhyl Sula
Mban pozicionin e Drejtorit të Mjedisit, Kontrollit Ushqimor dhe Veterinarisë. Më parë ka punuar si veteriner pranë
Drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimit Kuçovë dhe Drejtoria e Shërbimit të Pyjeve.
Ka kryer studimet në Institutin e Lartë Bujqësor, dega Mjekësi Veterinare. Pjesëmarrës në hartimin e strategjisë
antikorrupsion në Bashkinë Kuçovë
Drejtoria e Mjedisit ,Mbrojtjes se Konsumatorit dhe Veterinar ka si qellim ruajtjen, mbrojtjen dhe përmirësimin
mjedisin. Rritjen e kapaciteteve institucionale për trajtimin e çështjeve mjedisore ne nivel vendor ne kuadër te
zbatimit te strategjisë kombëtare te mjedisit hartuar nga Ministria e Mjedisit. Trajtimin në mënyrë integrale dhe të
njehsuar të problematikave të mbrojtjes së konsumatorit.
Komunikimin e përhershëm me konsumatorin e qytetit. Mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike të
transmetueshme nga kafshët dhe prodhimet e tyre, duke kryer shërbimin veterinar në mjediset e thertores dhe njësive
të therjes për kontrollin shëndetësor të kafshëve para dhe pas therjes. Vulosjen e karkasave të mishit dhe lëshimin e
certifikatës veterinare që shoqëron mishin dhe nënproduktet e tij, në përputhje me kërkesat e akteve ligjore e
nënligjore në fuqi.
Drejtoria e Shërbimit Social
Jolanda Lila
Mban pozicionin e Drejtorit të Shërbimit Social qe nga Qershori 2020. Më parë ka punuar Regjitruese ne Çensusin
për regjistrimin e popullsisë dhe banesave INSTAT. Në vitin 2014 Ankëtuese ne plotësimin e pyetësorëve rreth
ndarjes së re territoriale ne Komunat “Perondi”, “Kozare” dhe “Lumas”.Në Mars 2015 si audituese në analizime e
perceptimit qytetar në drejtimin e USAID-it. Në Qershor 2015 Specialiste ne Drejtorinë Juridike pranë Bashkisë
Kuçovë.
Ka studiuar në Universitetin “ABANIA UNIVERSITY” Berat, dega Shkenca Politike, Administrim Publik.
Drejtoria e Shërbimit Social ka si qëllim përgatitjen e listës emërore të personave/familjeve që përfitojnë ndihmë
ekonomike në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligj.
Identifikon fëmijët ne nevoje te komunitetit, si fëmijët ne situate rruge, fëmijëve viktima te dhunës fizike e seksuale,
fëmijët qe punojnë, fëmijët viktima te trafikimit apo te ekspozuar ndaj këtij fenomeni, fëmijët me një prind, etj.
Raporton ne strukturat e ndryshme lokale publike rastet e dhunës, abuzimit dhe trafikimit te fëmijëve. Nxit
bashkëpunimin me familjet qe kane probleme me barazinë gjinore për te minimizuar shkallen e abuzimit.
Koordinon punën e strukturave lokale publike dhe OJF-ve qe operojnë ne komunitet për te ndihmuar fëmijët dhe
familjet ne nevoje ne mënyre ofrimin e shërbimeve sociale komunitare.
Drejtoria e Qendrës Ekonomike dhe Arsimit
Kozeta Marra
Mban pozicionin e Drejtoreshës së Qendrës Ekonomike Arsimore që nga qershor 2015. Më parë ka punuar
përgjegjëse finance, specialiste page, specialiste arke. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik dega Financë
në Universitetin e Tiranës.
Në përputhje me buxhetin e përvitshëm te miratuar, kjo drejtori ka për objekt te veprimtarisë se saj :
Menaxhimin e furnizimit me energji elektrike dhe me ujë te institucioneve te varësisë . Furnizimin e përditshëm
ushqimor te fëmijëve te kopshteve dhe çerdheve .
Furnizimin me detergjente dhe me baze materiale për realizimin e kushteve higjieno-sanitare ne institucionet e
varësisë .
Krijimin e kushteve te ngrohjes ne institucioneve te varësisë. Krijimin e kushteve për transportin dhe organizimin e
mësimdhënies për fëmijët me aftësi te kufizuara .
Krijimin e kushteve financiare dhe bashkërendim te punës organizative me drejtuesit e ekipeve te sporteve ku është
i federuar Klubi Shumë sportesh “Naftëtari”
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit
Altin Dautaj
Mban pozicionin e punës si Krye inspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit( IMT) që nga nëntor 2007.
Më parë ka punuar në Policinë e Shtetit. Ka përfunduar studimet në Fakultetin” Shkencat e Natyres”, Univeriteti i
Tiranës.
Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit punon ne baze te ligjit 9780, date 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”.
Ky ligj ka për qellim sigurimin e normave, standardeve dhe legjislacionit ne fushën e ndërtimit dhe Urbanistikes.
Kontrolli i zbatimit te ligjshmërisë kryhet nga IMT pranë Bashkisë Kuçove qe përbehet nga kryeinspektori dhe një
inspektor. Detyrat e IMT-se janë:
Vendos përmbushjen e detyrimeve ligjore ne fushën e Urbanistikes. Vendos gjoba ne fushën e ndërtimit dhe
urbanistikes sipas llojit te shkeljeve. Vendos prishjen e ndërtimit te kundërligjshëm.
Përgatit kallzim penal per vepra penale te konstatuara gjate ushtrimit te kontrollit dhe e paraqet atë pranë organeve
përgjegjëse.
Policia Bashkiake
Bruna Keli
Mban pozicionin e punës si Krye Inspektore e Policisë Bashkiake që nga muaji Mars 2014. Më parë ka punuar në
Drejtorinë e Policisë Berat. Ka përfunduar studimet në Akademinë e Rendit Publik
Të organizojë dhe realizojë ruajtjen e objekteve dhe pasurive të Bashkisë dhe atyre që administrohen prej saj.
Të siguroje zbatimin efektiv të akteve të Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak që kanë të bëjnë me realizimin
e punëve dhe shërbimeve publike.
Të siguroje zbatimin e urdhrave te Kryetarit te Bashkisë që kanë të bëjnë me personat juridike e fizike që nuk
plotësojnë konform ligjit detyrimet financiare e fiskale ndaj Bashkise,si dhe çdo detyrim tjetër pasuror ndaj tyre.
Të mbikqyre,kontrollojë nese shtetasit në administrimin e pasurisë apo ushtrimit të aktivitetit të tyre ,respektojnë
aktet Bashkiake.
Të konstatojë e parandalojë ndotjet e mjedisit ,hedhjen e mbeturinave të ndryshme jashtë pikave të caktuara si dhe
dëmtimin e sipërfaqeve të gjelbërta të qytetit. Të marrë masa për respektimin e akteve të vendosura nga shërbimi
veterinar.
Të kujdeset e të marrë masa për respektimin e orarit të shërbimit të njësive
tregtare,shërbimet,bufeve,restoranteve,lojrave te fatit etj,si dhe për respektimin nga ana e tyre te urdhrave te
Kryetarit te Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak.
Të kujdeset për ruajtjen e afisheve,njoftimeve e shpalljeve publike,si dhe heqjen e atyre të paligjshme e të pa
autorizuara.
Të kontrollojë marrjen e masave te sigurisë që parandalojnë fatkeqësitë dhe të ndihmojë në parandalimin e tyre.
Qendra Kulturore “Feniks”
Klodiana Misto
Mban pozicionin si Drejtoresh e Drejtorisë së Kulturës dhe Rinisë që prej vitit 2012. Më parë ka punuar si Mësuese,
Gazetare, animatore dhe bibliotekare.
Ka përfunduar studimet në Fakultetin “Histori-Filologji”, dega gjeografi në Universitetin e Tiranës.
Qendra Kulturore ka si qellim tu ofroj fëmijëve dhe të rriturve aktivitete kulturore dhe artistike. Të mbështes talentet
e reja duke i promovuar ata si edhe te aktivizoj te rinjtë ne aktivitetet te ndryshme kulturore.