Një Tjetër Investim në Rrugën Goraj!
Bashkia Kuçovë,ka perfunduar një tjetër investim në rrugen e Goraj.Kryetari i Bashkisë Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari dhe deputeti Z.Bardhyl Kollçaku inspektuan nga afër punimet e kryera në këtë rrugë. Kjo është një rrugë lidhëse e fshatit Goraj me Kuçovën si dhe me zonën e spitalit. Kjo rrugë e zgjeruar dhe e asfaltuar u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të asaj zone,jo vetëm me spitalin por edhe shërben për transportin e të gjithë fermerëve që kultivojnë prodhimet e tyre.