Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Vizioni dhe Misioni

Qëllimi  Kryesor:

“Të bashkohemi e të punojmë të gjithë si një familje e madhe e vetme, në interes të secilit dhe në interesin e të gjithëve, për një Kuçovë me emër të mirë ashtu siç e meriton”.

  Bashkia Kuçovë është një institucion ambicioz i një qeverisje vendore vullnetmirë dhe bashkëpunuese që bën përpjekjet dhe jep shembullin e maksimalizimit për përfitueshmëri dhe zgjidhje të sfidave e projekteve të zhvillimit  për bashkinë dhe komunitetin.

Synimet kryesorë:

  • Bashkia të shndërrohet në një njësi bazë të zhvillimit ekonomik të vendit, duke nxitur zhvillimin e sektorëve ekonomikë sipas karakteristikave të  zonës si dhe identifikimin e sektorëve të rinj.
  • Të shuhen diferencat në zhvillim, shërbime e infrastrukturë midis zonave më të largëta e më të varfëra të bashkisë dhe qendrës së saj.
  • Të përfshijmë të rinjtë e sotëm dhe të përgatisim rininë e së ardhmes, për të drejtuar dhe zhvilluar bashkinë e re si njësi bazë të integrimit në Europë.
  • Të shkurtojmë distancat dhe rrisim aksesin në Punë, Arsim dhe Shërbim të familjes kuçovare në çdo njësi adminstrative. 

Të shndërrojmë bashkinë në qendër të zgjidhjes së problemeve sociale dhe të ndihmës për cdo qytetar.

Objektivat kryesorë:

  • Objektivi parë: Unifikimi dhe konsolidimi administrativ dhe financiar i veprimtarive bashkiake në gjithë popullsinë dhe territorin e vet.
  • Synimi: Administrata bashkiake të veprojë si një strukturë e vetme në zonën urbane dhe rurale, për të amortizuar në një kohë sa më të shkurtër efektet e bashkimit të  4 njësive ekzistuese, që çdo qytetar i njësisë sonë të ndihet i vlerësuar prej saj.

  • Objektivi i dytë: Projektimi dhe ndërtimi i rrugës Kuçovë – Lumas brenda këtij mandati.
  • Synimi: Komunikimi me rrugë të asfaltuar të banorëve të njësisë administrative Lumas  me qytetin e Kuçovës, për të shkurtuar distancat kohore dhe për t’i shërbyer sa më shpejt në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave të kësaj zone.
  • Objektivi i tretë: Rikonstruksioni total i rrjetit të brendshëm të ujesjellësit të Kuçovës .
  • Synimi: Furnizimi me ujë të pijshëm cilësor, të sigurtë dhe me një orar më të zgjatur, duke ulur humbjet në rrjetin ujësjellës dhe duke eleminuar nderhyrjet në rrjet.
  •  
  • Objektivi i katërt:  Rehabilitimin e përgjithshëm të territorit të ish Uzinës së Përpunimit të Naftës, duke e nxjerrë nga harta e zonave të nxehta kombëtare me mbetje të rrezikshme.
  • Synimi:  Kthimin e këtij territori në një nga zonat më kreative të Kuçovës, duke ofruar mundësinë që ky territor, pronë e bashkisë, të mundësojë zhvillimin për aktivitete prodhuese dhe industriale,  nëpërmjet investimeve nga donatorë vendas dhe të huaj, të cilët i janë ofruar bashkisë Kuçovë me projekte konkrete. Objekte si: oxhaqet dhe paisje të tjera, të ruhen dhe konservohen si relike të shekullit të XX. Së bashku me të do të bëjmë edhe disiplinimin e ujrave të Përroit të Drizës, që kalon pranë këtij territori.

  • Objektivi i pestë: Përmirësimi  dhe modernizimi i infrastrukturës rrugore, shërbimeve në përgjithësi dhe në zonën rurale të bashkisë në veçanti, në mënyrë që komunitetet rurale të ndjejnë shumë shpejt epërsinë e këtij organizimi të ri.
  • Synimi: Shtrirja e të gjithë shërbimeve ndaj komunitetit në përputhje me funksionet bazë të bashkisë në të gjitha zonat e territorit.

            Është  shumë e rëndësishme të pohoj se, ne nuk qeverisim mbi bazën e premtimeve dhe ekzaltimeve të fushatës, por kemi hedhur hapa konkrete në fushën e strategjive dhe  dokumentave bazë që udhëheqin zhvillimin dhe të ardhmen e bashkisë.

  1.  Kemi hartuar Strategjinë e Zhvillimit të Ekonomisë Vendore (Plani Strategjik i Zhvillimit Ekonomik) deri në vitin 2017, i cili po rishikohet e plotësohet deri në vitin 2019,si dhe strategjitë sektoriale për çdo fushë të  veprimtarisë së qeverisjes vendore.
  2.  Jemi në përfundim të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, “kushtetutë e zhvillimit  urban të bashkisë”  i cili pret të implementohet, duke i dhënë fund kaosit urban në këto 20 vjet dhe zhvillimit të territorit sipas vizionit dhe qëllimeve të këtij plani.


Për më shumë informacion ndiqni faqen zyrtare të Bashkisë Kuçovë.