Njoftime për konsultim publik
NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK MBI REFORMËN ADMINISTRATIVE-TERRITORIALE
Bashkia Kuçovë – Këshilli Bashkiak njofton qytetarët për zhvillimin e takimeve publike në kuadër të konsultimit mbi Reformën Administrative-Territoriale.
Reforma territoriale synon rishikimin e organizimit territorial të Shqipërisë, mënyrën e ndarjes së bashkive dhe funksionet e tyre, me qëllim që njësitë e qeverisjes vendore t’u shërbejnë më mirë qytetarëve.
Në kuadër të këtij procesi, Këshilli Bashkiak synon të sigurojë dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe marrjen në konsideratë të mendimeve, sugjerimeve dhe qëndrimeve të tyre lidhur me reformën territoriale.
📅 KALENDARI I KONSULTIMIT PUBLIK
| Nr. | Aktiviteti | Data | Ora | Vendi |
|---|---|---|---|---|
| 1 | Konsultim publik me Njësinë Administrative Kozare | 3 Shtator 2026 | 09:00 | Njësia Administrative Pëllumbi Event |
| 2 | Konsultim publik me Njësinë Administrative Perondi | 3 Shtator 2026 | 10:30 | Njësia Administrative |
| 3 | Konsultim publik me Njësinë Administrative Lumas | 4 Shtator 2026 | 09:00 | Njësia Administrative |
| 4 | Konsultim publik me Njësinë Administrative Kuçovë | 4 Shtator 2026 | 11:00 | Salla e Këshillit Bashkiak |
🗣️ PJESËMARRJA E QYTETARËVE
Takimet do të zhvillohen në formën e takimeve publike dhe bashkëbisedimit, duke u dhënë qytetarëve mundësinë të shprehin mendimet dhe propozimet e tyre.
Bashkia Kuçovë dhe Këshilli Bashkiak ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këto takime dhe të bëhen pjesë aktive e procesit të konsultimit publik.
Zëri i qytetarëve është i rëndësishëm për vendimmarrjen dhe për përcaktimin e zgjidhjeve që u shërbejnë më mirë komuniteteve.
NJOFTIM
Kryesia e Këshillit Bashkiak të Kuçovë njofton zhvillimin e takimeve konsultative publike mbi kërkesat prioritare për hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029.
Takimet do të zhvillohen sipas grafikut të përcaktuar në Njësitë Administrative Lumas, Kozare dhe Perondi, me qëllim përfshirjen e qytetarëve në procesin e konsultimit publik dhe përcaktimin e prioriteteve për investimet dhe shërbimet vendore.
Ftohen qytetarët, grupet e interesit dhe komuniteti të bëhen pjesë aktive e këtyre konsultimeve publike.
konsultimi-publik-2027-2029Njoftim!
Të nderuar qytetarë!
Ju njoftojmë se konsultimet publike të Bashkisë Kuçovë, për Buxhetin Afatmesëm 2026-2028 të Nja Kuçovë, do të zhvillohet si më poshtë:
Ditë e Mërkurë
Datë, 01.10.2025
Ora, 10°°
Vendi, Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, kati II, Bashkia Kuçovë.