Përurohet shkolla e Mesme e Bashkuar “Llazar Kuli” Perondi, Kuçovë!
Në ditën e parë të shkollës, Kryetari i Bashkisë Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari, dhe përfaqësues të tjerë morën pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës së mesme të bashkuar “Llazar Kuli” ne Njësinë Administrative Perondi, Bashkia Kuçovë. Kryetari i Bashkisë vizitoi ambientet e kësaj shkolle, dhe zhvilloi një bisedë të shkurtër me mesuesit dhe fëmijët e kësaj shkolle. Një falenderim të veçantë, Kreu i Bashkisë e kishte edhe për të gjithë mësueset dhe mësuesit të cilët do të udhëheqin fëmijët në rrugën e dijes.