Sherbimi Social
Ndihma ekonomike shpërndahet një herë në muaj me vendim të Këshillit të Njësisë të Qeverisjes Vendore.Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet me shkrim nga Kryetari i familjes dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët madhor të saj.Aplikantët paraqesin dokumentacionin tek administratori shoqëror pranë njësisë së pushtetit vendor.
Dokumentacioni
1. Kryetari i familjes, qe kërkon ndihmë ekonomike, duhet të paraqes, pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore ne bashki/komune, ku ka vendbanimin nga data 1-15 të cdo muaji, dokumentat e mëposhtme, së bashku me kërkesen e nënshkruar nga të gjithë anëtarët madhorë të familjes:
- Deklaratën për gjendjen social-ekonomike të familjes, sipas modelit të përcaktuar, e cila plotësohet, nga kryefamilari, një herë në vit, si dhe në rastet kur familja përfituese rikthehet ne skemën e ndihmës ekonomike.
- Deklaratën tip mujore qe plotësohet detyrimisht cdo muaj dhe firmoset nga të gjithe personat madhorë të familjes që aplikon për ndihmë ekonomike.
- Çertifikatën e gjendjes familjare, ku shënohet data e regjistrimit në regjistrin themeltar, vendbanimi i mëparshëm dhe ndryshime të tjera të familjes.
- Çertifikatën e pronësisë,të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
- Aktin e marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës (tapinë e tokës) për zonat, ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.Pas përfundimit të regjistrimit të tokës dhe për këto zona do të jetë e vlefshme certefikata e pronësisë mbi tokën sipas pikës ç.
- Vërtetimin si punëkërkues të papunë, për të gjithë anëtarët e familjes, të aftë për punë, që aplikojnë për ndihmë ekonomike.Ky vërtetim lëshohet nga zyra e punës cdo tre muaj.
2. Familjet që kanë vendbanimin në qytet ,të regjistruara në zyrat e gjendjes civile pas datës 1 gusht 1991, të cilat vendbanimin e mëparshem e kanë patur në fshat, duhet të paraqesin, për të kërkuar ndihmë ekonomike përveç dokumentave të mësipërme dhe këto dokumenta:
- Vërtetimin e nënshkruar dhe të vulosur nga kryetari i komunës a bashkisë (që në përbërje kanë fshatrat, banorët e të cilave janë trajtuar me tokë), nga kryetari i fshatit dhe përgjegjësi i zyrës së kadastrës, ku të thuhet se këto familje nuk disponojnë tokë në pronësi, sipas vendimit të komisionit të ndarjes së tokës,meqenëse janë larguar nga vendbanimi, para datës 1 gusht 1991, për arsye pune.
- Kopjet e librezës së punës, të noterizuara, që vërtetojnë së pjesëtarë të tyre kanë qenë të punësuar nga casti i largimit nga vendbanimi në fshat.
- Çertifikatën e pronësisë së tokës, kur kanë përfituar tokë.
3. Kur këto familje e ndryshojnë vendbanimin, ato duhet të paraqesin, brenda 30 ditëve, në vendbanimin e ri, një dokument, ku vërtetohet se kanë përfituar ndihmë ekonomike në vendbanimin e mëparshëm.
4. Jetimët që janë të papunë, përvec dokumenteve të përcaktuara më sipër duhet të paraqesin edhe kopjen e noterizuar për statusin e jetimit.
5. Familjet e invalidëve të punës, përveç dokumentave të përcaktuara më sipër duhet të paraqesin edhe kopjen e noterizuar të vërtetimit KMCAP-it.
6. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike familjet, që kanë në përbërje edhe një antar të vetëm, që plotëson kushtet e mëposhtme, i cili:
- është pronar i çdo kapitali, me përjashtim të shtëpisë së banimit dhe të tokës bujqësore.
- është ekonomikisht aktiv (punëdhënës, i punësuar ose i vetpunësuar).
- është jashtë shtetit për çdo arsye me përjashtim të personave që kryejnë studime ose janë me kurim.
- nuk është i regjistruar si punëkërkues i papunë.
- refuzon punën e ofruar nga zyra e punësimit.
- ka refuzuar të marrë tokën e dhënë sipas ligjit nr.7501.
- nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda afatit.
- ndërmerr veprime të qëllimshme për të përfituar ndihmë ekonomike
Invalidet e Punës
- Invalidët e punës, të cilët kanë qenë të punësuar në ndërmarrjet, në institucionet shtetërore, ish-kooperativat bujqësore, repartet ushtarake, si dhe ushtarët e shërbimit të detyrueshëm, që vuajnë nga sëmundje profesionale a janë aksidentuar në punë apo kanë sëmundje të ndryshme, e që marrin pension invaliditeti, në mbështetje të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ose të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972 “Për pensionin e ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore”, të ndryshuar, përfitojnë një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit, si përfitim paaftësie, nga fondi i pagesës së personave me aftësi të kufizuar
- Invalidët, të cilët përfitojnë sipas shkronjave “a”, “b” e “c” të pikës 2 të vendimit nr.381, datë 20.5.1996, të Këshillit të Ministrave “Për zbatimin e ligjit nr.7889, datë 14.12.1994 “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, përfitojnë një shtesë mujore të barabartë me diferencën ndërmjet masës së përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi si përfitim paaftësie dhe të përfitimit të përcaktuar në vendimin nr.381, datë 20.5.1996 të Këshillit të Ministrave.
- Kjo shtesë u jepet invalidëve të punës pavarësisht nga të ardhurat e tjera që përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale dhe nuk llogaritet në të ardhurat e familjes. Ajo përfitohet edhe pas mbushjes së moshës për pension pleqërie.
- Organet e sigurimeve shoqërore dërgojnë zyrtarisht kopje të vërtetimeve të KMCAP-it për paaftësinë në punë, listën e përfituesve dhe masën e përfitimit, sipas vendimit nr.381, datë 20.5.1996 të Këshillit të Ministrave, pranë zyrave rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Këto zyra përgatisin listën e përfituesve dhe urdhërpagesën, të cilat i dërgojnë në zyrat e njësive të pushtetit vendor ku invalidët kanë vendbanimin.
- Instituti i Sigurimeve Shoqërore përgatit vërtetimin tip të KMCAP-it për paaftësinë në punë, të parashikuar në pikën 4 të këtij vendimi.
- Pagesa tërhiqet nga invalidi çdo muaj pranë zyrave të njësive të pushtetit vendor, duke paraqitur dokumentin e identifikimit.
- Personat qe kerkojne te komisionohen per vleresimin e aftesise se kufizuar, duhet te paraqesin ne seksionet e ndihmes dhe te perkujdesjes shoqerore te bashkise/komunes, dokumentacionin e meposhtem:a) Certifikaten e gjendjes familjare;b) Certifikaten personale me fotografi;c) Vendimin e meparshem te KMCAP-it, i cili verteton shkallen e aftesise se kufizuar te personit;ç) Fletedrejtimin per ne KMCAP, kur personi komisionohet per here te pare,d) Epikrizen percjellese, sa here rikomisionohet.
- Kur personi me aftesi te kufizuara, i cili me vendim te komisionit mjekesor, percaktohet se ka nevoje per perkujdesje, perveç dokumentacionit te percaktuar ne piken 19, duhet te paraqese edhe keto dokumente shtese:a) Certifikaten personale, me fotografi, te personit kujdestar;b) Deklaraten/vendimin gjyqesor, per kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftesi te kufizuara;c) Raportin mjekoligjor, qe verteton se kujdestari eshte i afte, fizikisht dhe menderisht.
- Personat me aftesi te kufizuara, te cilet ndjekin shkollen e mesme apo shkollen e larte, me apo pa shkeputje nga puna, perveç; dokumentacionit te percaktuar ne piken 19, duhet te paraqesin edhe dokumentet e meposhtme:a) Vertetimin e nenshkruar nga titullari dhe sekretari i shkolles, ku te shenohen:i. Emri i personit, qe ndjek shkollen;ii. Lloji i arsimit qe ndjek, ku percaktohet, nese eshte cikel shkollor normal ose i perseritur;iii. Vitin shkollor.b) Vertetimin e nenshkruar nga titullari dhe sekretari i shkolles per frekuentimin e shkolles nga personi perfitues (çdo tre muaj);c) Kopjen e noterizuar te defteses shkollore te çdo viti dhe kopjen e noterizuar te diplomes ne mbarim te shkolles se mesme apo te larte, si dhe kopje te deshmive te kurseve te kualifikimit;
Vertetimin se ka shlyer detyrimet per çdo sezon, per shkollen e larte, pa shkeputje nga puna.
Personat me Aftësi të Kufizuar
- Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikike/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të perkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
- Personat paraplegjikë e tetraplegjikë, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha, përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar.
- Personat me aftësi të kufizuara, të përcaktuar në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, të cilët, me vendim të komisioneve mjekësore të caktimit të aftësisë për punë, përcaktohen se kanë nevojë për përkujdesje, përfitojnë edhe një kujdestar me pagesë.
- Vlerësimi i gjendjes mjekësore të personave me aftësi të kufizuara, të përcaktuar në pikat 1 dhe 2, të këtij vendimi, bëhet nga KMCAP-i, i cili është i ngritur dhe funksionon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku merr pjesë, si anëtar me te drejtë vote, edhe mjeku, punonjës i Shërbimit Social Shtetëror.
- Invalidëd paraplegjikë dhe tetraplegjikë pajisen me dëshmi zyrtare identifikimi. Kriteret e dhënies së dëshmisë dhe forma e saj përcaktohen ne rregulloren e Institutit te Sigurimeve Shoqërore dhe të Shërbimit Social Shtetëror.
- Kriteret mjekesore për vlerësimin e aftësisë së kufizuar përcaktohen në rregulloren e miratuar nga ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i Mirëqëniës Socialë dhë Rinisë.