Këshilli Ekonomik Vendor!
Këshilli Ekonomik Vendor
Këshilli Ekonomik Vendor përfaqëson një qasje strategjike ku grupet e interesit dhe institucionet vendore përpiqen në mënyrë të planifikuar të përdorin burimet e veta me qëllim të rrisin apo të promovojnë biznesin si dhe rritjen e vendeve të punës.
Detyrat e Këshilltarëve:
- Të veprojë si këshilltar për Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak në çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik, aktivitetet e biznesit, hartimin e planeve të detajuara vendore dhe zbatimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Territorit.
- Të jap rekomandime për urdhrat, politikat, planet afatshkurtra të veprimit dhe burimet që destinohen për aktivitetet dhe programet e zhvillimit ekonomik dhe të biznesit të bashkisë.
- Të ndihmojë Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak në identifikimin dhe prioritizimin e propozimeve për projekte të përshtatshme për financim nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian, Qeveria Shqiptare, bankat tregtare dhe/ose donatorë të huaj.
- Të këshilloj Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak në vlerësimin dhe përmirësimin e kapacitetit të bashkisë për mbështetje në krijimin e vendeve të punës, nxitjen e konkurrencës dhe promovimin e zhvillimit ekonomik vendor.
- Të jap rekomandime për përdorimin optimal të tokës dhe ndërtesave në pronësi publike për zhvillimin ekonomik vendor.
- Të bëj takime të tjera këshillimore të kërkuara/porositura nga Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkia në përputhje me nevojat e biznesit dhe zhvillimit ekonomik të bashkisë.
- Të mblidhen jo më pak se tre muaj në datat që do të përcaktohet në mbledhjen e parë të planifikuar të Këshillit për Zhvillim Ekonomik të Kuçovës të çdo viti kalendarik.
- Të angazhohet për respektimin e Kodit të Etikës.
- Të mbaj rendin e ditës dhe proces-verbalet e të gjitha mbledhjeve të Këshillit për Zhvillimin Ekonomik të Kuçovës dhe ti bëj ato publike në internet.