Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2022

Ekspozita të Pret te Bibloteka!

Qendra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë Kuçovë, Zyra Vendore Arsimore dhe Biblioteka organizuan aktivitetin me rastin e Festave Kombëtare. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishte dhe kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari,N/prefekti Z.Bardhyl Suli dhe shumë të rinj dhe të reja nga shkolla të ndryshme të Kuçovës ku shpalosën punimet e tyre më të mira.

Për një Qytet të Pastër!

Pastrimi “Për një qytet të pastër” janë angazhuar punonjësit e Agjescisë Komunale në ç’do cep apo vend për ta mbajtur atë të pastër.Kuçova ka nevojë për ndihmën tënde ku qëllimi është që të rihtet vetëdijesimi edhe qytetar edhe institucional, por edhe shoqëror, që të punojmë për një ambient të pastër.

T’i mbajmë mbetjet deri te pika 🗑 më e afërt! 🙏

Dëgjesa Publike për paketën Fiskale (PBA) 2023 !

Bashkia Kuçovë, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak kanë zhvilluar dëgjesat publike PBA 2023. Dëgjesat Publike janë zhvilluar në njesitë administrative Lumas,Kozare,Perondi dhe Kuçovë , ku në fokus të kësaj dëgjese ishin “Për miratimin e tarifave dhe taksave vendore” për Bashkinë Kuçovë.

Strehimi Social!

Bashkia Kuçovë vazhdon punimet për ndërtimin e apartamenteve të reja për të gjitha familjet në nevojë që do ti përfitojnë për strehim social. Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari ndoqi nga afër punimet të cilat ecin me ritme të mira.