Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Takime

Takim në Kuadër të Hartimit të Planit të Integritetit!

🤝 Sot zhvilluam një takim me përfaqësues të komunitetit në kuadër të hartimit të Planit të Integritetit 2026–2028.

Ky plan është një nismë e rëndësishme që synon forcimin e një administrate vendore, rrit transparencën dhe nxit përgjegjshmërinë në shërbim të qytetarëve.

Përmes bashkëpunimit me komunitetin, synojmë të ndërtojmë institucione më të përgjegjshme, më të hapura dhe më pranë nevojave reale të qytetarëve.

🟢 Integritet

🟢 Transparencë

🟢 Përgjegjshmëri

Së bashku për një qeverisje më të mirë!

Takim me Komitetin e Emergjencave Civile!

Në Bashkinë Kuçovë u zhvillua takimi i Komitetit të Emergjencave Civile në kuadër të përgatitjeve për sezonin e dimrit. Gjatë takimit u analizua gjendja aktuale e infrastrukturës, furnizimit me energji dhe ujë, si dhe masat parandaluese për përballimin e situatave të mundshme emergjente si reshjet e dendura, ngricat apo bllokimet e rrugëve. U theksua bashkëpunimi ndërmjet strukturave vendore, shërbimeve zjarrfikëse, policisë dhe operatorëve të tjerë për garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimit të jetës së qytetarëve gjatë muajve të dimrit.

Dëgjesat Publike!

Bashkia Kuçovë, vazhdon me dëgjesat publike te cilat u zhvilluan në dy Njësi Administrative.

Në Njësinë Administrative Perondi dhe Kozare u zhvilluan dëgjesat publike me banorët mbi paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2026.

Dëgjesa Publike!

Në fshatin Lumas, Njësia Administrative Lumas, ditën e Martë, datë 23.09.2025, ora 10°°, në godinën e Njësisë (Lumas) u zhvillua dëgjesa publike ku u diskutua mbi paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2026.

Mbledhje me Drejtuesit e Policisë së Shtetit

Ditën e sotme në Istitucionin e Bashkisë Kuçovë u zhvillua mbljedhja për luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Të pranishëm ne këtë mbledhje ishte Prefektja dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit për Qarkun Berat. 🤝 Të pranishëm ishin edhe Kryepletë e fshatrave të Njesive Administrative, si dhe përfaqesues të Bashkisë .Në këtë mbledhje u diskutua për mënyrat e bashkëpunimit mes institucioneve tona për luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike.

Konsultim Publik

Ditën e sotme në sallën e Këshillit Bashkiak Kuçovë u zhvillua konsultimi publik (Tawn Hall) mbi kanalet è komunikimit të Këshillit me qytetarët.Në këtë konsultim morrën pjesë banorët e Bashkisë Kuçovë, bisneset, shoqeria civile, në këtë bashkëbisedim.

Konsultimi Publik

Sot u zhvillua Konsultimi Publik për PBA 2022-2024 dhe Paketën Fiskale në Nj. Administrative Lumas.Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 18 dhe 54, të ligjit nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe Rregullores së Këshillit Kuçovë për “Konsultimin Publikë” me VKB nr. 38.

Konsultimi Publik

📝 Sot u zhvillua Konsultimi Publik për PBA 2022-2024 dhe Paketën Fiskale në Nj. Administrative Kozare dhe Perondi (📌 Sipas Kalendarit të Konsultimit).Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 18 dhe 54, të ligjit nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” dhe Rregullores së Këshillit Kuçovë për “Konsultimin Publikë” me vendim nr. 38.