Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: April 2026

Paktea e Maleve!

🏔️ Paketa e Maleve – 19 zona prioritare të miratuara në Bashkinë Kuçovë.

Bashkia Kuçovë tashmë është pjesë e Paketës së Maleve, me 19 zona prioritare të miratuara për zhvillim.

📍 Kjo nismë hap rrugën për më shumë investime, rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm në zonat tona rurale dhe malore.

Më poshtë do të gjeni zonat me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Kuçovë , si dhe të gjithë procedurën e aplikimit.

Kliko këtu➡️https://bashkiakucove.gov.al/?page_id=4120

🚫Jo Mbetjeve Inerte pranë Koshave!

🚫 JO MBETJEVE INERTE PRANË KOSHAVE!

Çdo ditë në zona të ndryshme të qytetit vihet re një fenomen shqetësues: pranë koshave të mbeturinave depozitohen në mënyrë të paligjshme mbetje inerte dhe voluminoze, si dru frutorë të prerë, mobilje të amortizuara, materiale ndërtimi dhe mbetje të tjera që nuk i përkasin mbetjeve urbane të përditshme. Kjo sjellje jo vetëm që dëmton rëndë imazhin e qytetit, por krijon edhe probleme serioze për mjedisin dhe shëndetin publik.

Këto mbetje nuk mund të trajtohen nga shërbimi i zakonshëm i pastrimit, pasi kërkojnë mënyra të veçanta grumbullimi dhe transporti. Si pasojë, krijohen grumbullime të pakontrolluara, bllokohen hapësirat publike dhe shtohet rreziku për ndotje dhe përhapje të infeksioneve.

Bashkia Kuçovë, në bashkëpunim me kontraktorin e pastrimit, është e angazhuar çdo ditë për largimin e këtyre mbetjeve dhe rikthimin e pastërtisë në zonat e prekura. Megjithatë, kjo është një betejë që nuk mund të fitohet pa bashkëpunimin e qytetarëve.

🚫 Hedhja e mbetjeve inerte pranë koshave është rreptësisht e NDALUAR.
Këto mbetje duhet të depozitohen vetëm në vendet e përcaktuara dhe të miratuara nga Bashkia, sipas rregullave në fuqi.

Për të garantuar zbatimin e ligjit, Policia Bashkiake dhe inspektorët e mjedisit janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën. Çdo shkelje do të ndëshkohet me masa administrative, përfshirë gjoba sipas legjislacionit përkatës.

👉 Të gjithë së bashku kemi përgjegjësi për qytetin ku jetojmë.
Le ta mbajmë Kuçovën të pastër, të rregullt dhe të denjë për ne dhe për brezat që vijnë!