Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: February 2026

Vijon pastrimi i kanalit kullues në Salcë, Kozare në mbështetje të fermerëve!

Vijon puna për pastrimin e kanalit të parë kullues K1 në Salcë, Kozare, me një gjatësi prej 2.9 km. Ky kanal shërben për kullimin e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore, duke ndihmuar afro 100 fermerë në përmirësimin e kullimit dhe mbrojtjen e tokave nga përmbytjet. 🌱👨‍🌾

Pastrimi po realizohet nga Drejtoria e Bordit të Kullimit Korçë, në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë, në funksion të mbështetjes së bujqësisë dhe garantimit të kushteve më të mira për prodhimin vendas.

Një tjetër zjarrfikëse e re për Shërbimin Zjarrfikës të Bashkisë Kuçovë!

Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Kuçovë është forcuar me një mjet të ri zjarrfikës, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe gatishmërinë për përballimin e emergjencave. Ky investim i rëndësishëm është realizuar falë bashkëfinancimit midis Bashkisë Kuçovë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë publike në territorin e bashkisë.

Mjeti i ri zjarrfikës do të ndihmojë në:

  • Përmirësimin e reagimit të shërbimit në situata emergjente;
  • Rritjen e efikasitetit në shuarjen e zjarreve urbane e pyjore;
  • Garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të flotës zjarrfikëse dhe forcimit të bashkëpunimit midis institucioneve për mbrojtjen civile dhe menaxhimin e rreziqeve.