Një tjetër zjarrfikëse e re për Shërbimin Zjarrfikës të Bashkisë Kuçovë!
Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Kuçovë është forcuar me një mjet të ri zjarrfikës, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale dhe gatishmërinë për përballimin e emergjencave. Ky investim i rëndësishëm është realizuar falë bashkëfinancimit midis Bashkisë Kuçovë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë publike në territorin e bashkisë.
Mjeti i ri zjarrfikës do të ndihmojë në:
- Përmirësimin e reagimit të shërbimit në situata emergjente;
- Rritjen e efikasitetit në shuarjen e zjarreve urbane e pyjore;
- Garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve.
Ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të flotës zjarrfikëse dhe forcimit të bashkëpunimit midis institucioneve për mbrojtjen civile dhe menaxhimin e rreziqeve.























