Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: March 2026

Rikonstruktohet rruga “Toli” në Kozare

Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës “Toli” në Kozare! 👷‍♂️
Një investim i shumëpritur që do t’i japë fund vështirësive të përditshme të banorëve të lagjes “Tolanjakët”, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin 🚗🛵 dhe cilësinë e jetesës.
Ky projekt është pjesë e angazhimit të Bashkisë Kuçovë 🏢 për të investuar në infrastrukturë, i realizuar me të ardhurat e veta.

Takim në Kuadër të Hartimit të Planit të Integritetit!

🤝 Sot zhvilluam një takim me përfaqësues të komunitetit në kuadër të hartimit të Planit të Integritetit 2026–2028.

Ky plan është një nismë e rëndësishme që synon forcimin e një administrate vendore, rrit transparencën dhe nxit përgjegjshmërinë në shërbim të qytetarëve.

Përmes bashkëpunimit me komunitetin, synojmë të ndërtojmë institucione më të përgjegjshme, më të hapura dhe më pranë nevojave reale të qytetarëve.

🟢 Integritet

🟢 Transparencë

🟢 Përgjegjshmëri

Së bashku për një qeverisje më të mirë!

Gëzuar Ditën e Verës!

Dita e Verës në Kuçovë solli një atmosferë të gjallë dhe festive në qytet, ku Parku i Ri u mbush me muzikë, ngjyra dhe buzëqeshje. 🎶

Koncerti i organizuar nga Bashkia Kuçovë mblodhi qytetarë të të gjitha moshave, ndërsa performancat e artistëve si Jurgen & Marjola Kaçani, Bruno (Revolt Klan) dhe Julian Lezo krijuan një atmosferë plot energji dhe emocion. 🎤

Fëmijët e kopshteve sollën gëzim të veçantë me kërcimet e tyre, ndërsa nxënësit e shkollave pasuruan festën me një panair plot gatime tradicionale, piktura dhe aktivitete kreative. Nuk munguan as lojërat dhe face painting për më të vegjlit, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë për familjet. 🎨

🙏 Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij aktiviteti dhe që bënë të mundur një festë kaq të bukur për komunitetin!

Rikualifikohen rrugët në lagjen “1 Maji”

Një lajm i mirë për banorët e rrugëve “Berati”, “Çamëria”, “Perondia” dhe “Gjon Buzuku” në lagjen “1 Maji”! Bashkia Kuçovë ka nisur punimet për rikualifikimin e plotë të këtyre akseve rrugore, një investim i shumëpritur që do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për komunitetin. Shumë shpejt, baltës dhe gropave që prej vitesh shqetësonin banorët do t’u vijë fundi falë këtij investimi të realizuar me të ardhurat e Bashkisë Kuçovë.

Vijon Aksioni për Lirimin e Hapësirave Publike dhe Garantimin e Sigurisë në Shkolla!

Vijon me vendosmëri aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, në kuadër të garantimit të rendit, sigurisë dhe respektimit të hapësirave publike.

Ndërhyrja e radhës është realizuar në rrethimin e shkollës “28 Nëntori” me fokus të veçantë sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor, si edhe lirimin e ambienteve nga çdo zaptim i paligjshëm.

Ky aksion do të vijojë pa ndërprerje deri në rikthimin e plotë të çdo hapësire publike në funksion të komunitetit duke garantuar një mjedis më të sigurt dhe më të rregullt për të gjithë qytetarët.