Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Aktivitete

Toka Buzëqeshi përsëri!

Sot, në mjediset e Bibliotekës publike, fëmijët e kopshtit Nr. 1 sollën me shumë emocion dhe kreativitet dramatizimin “Toka buzëqeshi përsëri”. Përmes interpretimit të tyre të sinqertë dhe plot jetë, ata përcollën një mesazh të fuqishëm për dashurinë dhe kujdesin ndaj natyrës.

Kjo datë na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe edukimit të fëmijëve me këto vlera që në moshë të vogël. Përmes aktiviteteve të tilla, ata mësojnë se edhe veprimet e vogla kanë ndikim të madh.

Një falënderim i veçantë për mësueset që me përkushtim përgatitën fëmijët dhe bënë të mundur këtë aktivitet kaq të bukur.

Gëzuar Ditën e Verës!

Dita e Verës në Kuçovë solli një atmosferë të gjallë dhe festive në qytet, ku Parku i Ri u mbush me muzikë, ngjyra dhe buzëqeshje. 🎶

Koncerti i organizuar nga Bashkia Kuçovë mblodhi qytetarë të të gjitha moshave, ndërsa performancat e artistëve si Jurgen & Marjola Kaçani, Bruno (Revolt Klan) dhe Julian Lezo krijuan një atmosferë plot energji dhe emocion. 🎤

Fëmijët e kopshteve sollën gëzim të veçantë me kërcimet e tyre, ndërsa nxënësit e shkollave pasuruan festën me një panair plot gatime tradicionale, piktura dhe aktivitete kreative. Nuk munguan as lojërat dhe face painting për më të vegjlit, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë për familjet. 🎨

🙏 Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij aktiviteti dhe që bënë të mundur një festë kaq të bukur për komunitetin!

Gëzuar Festat e 28 & 29 Nëntorit!

Bashkia Kuçovë, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore, organizoi aktivitete festive me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit, ditëve të rëndësishme të Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit.Përfaqësues të Bashkisë, Zyrës Arsimore, mësues, nxënës dhe qytetarë morën pjesë në një atmosferë respekti, uniteti dhe krenarie kombëtare. Përmes këtyre aktiviteteve u synua të nderohej kontributi i të gjithë atyre që luftuan për pavarësinë dhe lirinë e vendit. Në këtë ditë të shënuar u zhvilluan aktivitete kulturore, valle, këngë dhe recitime patriotike,duke përcjellë vlerat e historisë kombëtare tek brezi i ri . Aktivitetet u zhvilluan në një atmosferë festive dhe respekti ndaj historisë dhe figurave që kontribuan në lirinë e Shqipërisë.

Bashkia dhe Zyra Arsimore shprehin falënderimet e sinqerta për fëmijët dhe mësueset që kontribuan me përkushtim në realizimin e kësaj feste.

Festa e Ullirit!

Festa e Ullirit në Perondi është një ngjarje tradicionale që kremton pasurinë bujqësore dhe kulturën e ullirit në këtë zonë. Çdo vit, banorët dhe vizitorët mblidhen për të nderuar këtë pemë simbol të begatisë dhe punës së ndershme. Gjatë festës zhvillohen panaire produktesh vendase, ekspozita, muzikë, valle popullore dhe degustime të vajit të freskët të ullirit, duke e kthyer Perondinë në një qendër gëzimi, tradite dhe bashkimi komunitar.



Panairi “Kozarja n’Festë”

Me mbeshtetjen e Bashkisë Kuçovë, ditën e sotme u zhvillua Panairi “Kozarja n’ Festë” Ky panair është një platformë ideale që krijon mundësi vendtakimi dhe lehtëson krijimin e kontakteve të reja, zgjerimin e partneriteteve si dhe identifikimin e blerësve potencial.

 “Prodhimet e freskëta shqiptare janë të parat në treg” eksportuesit shqiptarë të fruta-perimeve morën pjesë në panairin “Kozarja n’ Festë” Panairi shërbeu si një mundësi e mirë për të eksploruar produktet shqiptare, për të takuar kompanitë e mëdha eksportuese, dhe për t’u ballafaquar me kërkesat dhe nevojat e tregut sa I takon cilësisë së produktit.

Muzika,Vallet tradicionale të zonës, dhe te ftuarit sollën në këtë panair një atmosferë plot gjallëri.

1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë të gjithë!

Kryetari i Bashkisë Kuçovë Z. Kreshnik Hajdari uron të gjithë femijët “Gëzuar 1 Qershorin”. Kjo është një ditë e mrekullueshme që i kushtohet të gjithë fëmijëve në mbarë botën dhe një ditë kujtese për të drejtën e çdo fëmije të jetë i lumtur e të ketë një të ardhme të sigurt.Aktiviteti i radhës mbështetur nga Bashkia Kuçovë dhe ZVA Kuçovë për festën e 1 Qershorit organizua për fëmijët e qytetit me nismën e Grupit Kuçova ❤️.

Gëzuar 1 Qershorin Femijë të Dashur!

Dita e Verës

Qendra Kulturore “Feniks” në mbështetje të Bashkisë Kuçovë dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari, organizuan ditën e verës. Dita e Verës ☀️erdhi me aktivitete nga muzika, cirku, 🎪 panaire kuzhine dhe arti. Akrobatë të cirkut kombëtar 🤸 së bashku me iluzionistin Julian Kazazi 🪄 dhe këngëtarët Ervis Behari dhe Ergys Hyka që me praninë e tyre e bënë këtë ditë edhe më të veçantë.

GËZUAR DITËN E VERËS!

Gëzuar Festat

Super aktivitet organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve e Bashkisë dhe Zyra Arsimore Kuçovë

Komplimnte fëmijëve që na dhuruan këtë buqetë artistike për t’i uruar qytetit Festat e Fundvitit