Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: May 2026

Përfundoi rikonstruksioni i rrugës “Llambi Shella” (ish-Milva)!

Banorët e zonës tashmë kanë një rrugë të sistemuar, duke i dhënë fund problemeve me pluhurin dhe vështirësive në qarkullim 🚗

Ky investim, i realizuar me të ardhurat e Bashkisë Kuçovë 🏢, është pjesë e angazhimit për përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje të qytetit.

✅ Punojmë çdo ditë për një Kuçovë më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve.

Përfunduan punimet për rikonstruksionin e rrugës “Toli” në Kozare!

Banorët e lagjes “Tolanjakët” tashmë kanë një rrugë të rehabilituar, që përmirëson lëvizjen 🚗🛵 dhe krijon më shumë lehtësi në përditshmërinë e tyre.

Ky investim u realizua me të ardhurat e veta të Bashkisë Kuçovë 🏢, në vijim të angazhimit për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për komunitetin.

✅ Punët për zhvillimin e zonave të bashkisë do të vijojnë edhe në projekte të tjera në shërbim të qytetarëve.

Ditë e hapur për publikun!

🧑‍🧑‍🧒‍🧒Në kuadër të bashkëpunimit të Projektit “Bashki të Forta” me Këshillin Bashkiak Kuçovë dhe Bashkinë Kuçovë ditën e martë, datë 19.05.2026, ora 10.00, salla e mbledhjeve të këshillit u zhvillua aktiviteti ‘Ditë e hapur për publikun’ me qëllim informimin e komunitetit, grupeve të interesit mbi rolin aktivitete, vendimet, veprimtaritë, angazhimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillit Bashkiak Kuçovë ndaj komunitetit që përfaqëson.

*️⃣Qëllimi i aktivitetit ishte: në kuadër të rritjes së transparencës në vendimmarrje, të informohej publiku, komuniteti, grupet e interesit, të rinjtë, gratë dhe vajzat mbi rolin që luan Këshilli Bashkiak si organ vendimmarrës dhe kontribues në zhvillimin e dialogut konstruktiv me komunitetin.

🗣️ Ky sesion informues u mundësua nga Projekti “Bashki të Forta”, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Qeverisë së Suedisë, i zbatuar nga Helvetas.

✈️ 75 vite përkushtim në shërbim të atdheut – Baza Ajrore e Kuçovës

Baza Ajrore e Kuçovës përfaqëson një nga asetet më të rëndësishme strategjike të Shqipëria, me një histori mbi 75 vite në shërbim të mbrojtjes ajrore. Nga një bazë e rëndësishme e Forcat Ajrore Shqiptare, ajo është transformuar në një qendër moderne të NATO pas anëtarësimit të vendit në aleancë.

Falë investimeve dhe modernizimit të thellë, baza sot shërben si një pikë kyçe për operacione ajrore, stërvitje ndërkombëtare dhe sigurinë në rajon. E vendosur në Kuçovë, ajo mbetet simbol i profesionalizmit, bashkëpunimit dhe përkushtimit të brezave të tërë në mbrojtje të atdheut.