Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: January 2026

Dëgjesë Publike!

Në dëgjesën e radhës me fermerët e Qarkut Berat, së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Andis Salla, u njohëm nga afër me nevojat dhe propozimet e tyre, duke i kthyer në një bazë konkrete për ndërtimin e Skemës Kombëtare 2026. Dialogu i drejtpërdrejtë me fermerët mbetet thelbësor për politika më të drejta dhe mbështetje më efektive për bujqësinë.

Rikonstruksion i Shkollës së Bashkuar “Aleksander Markaçini” Havaleas!

Punimet për rikonstruksionin e Shkollës së Bashkuar “Aleksandër Markaçini” në Havaleas po vijojnë me intensitet, duke përfshirë përmirësimin e plotë të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të institucionit arsimor. Ndërhyrjet synojnë krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin mësimdhënës, si dhe rritjen e sigurisë dhe funksionalitetit të shkollës.
Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe ndërtimi i një palestre moderne, e cila do t’u shërbejë nxënësve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe edukimit fizik. Ky investim realizohet përmes bashkëfinancimit të Bashkisë Kuçovë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si një angazhim i përbashkët për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe nxitjen e një mjedisi më cilësor për edukimin e brezave të rinj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Menaxhimi i Situatës pas Reshjeve në Bashkinë Kuçovë!

Për shkak të reshjeve të dendura dhe të vazhdueshme të ditëve të fundit, disa zona të Bashkisë Kuçovë janë përballur me situata të vështira përmbytjeje, duke krijuar problematika serioze për banorët dhe tokat bujqësore. Më të prekura nga kjo situatë kanë qenë fshatrat Salcë Kozare, Ferras, Frashër, Rreth Tapi dhe Tapi, ku rritja e nivelit të ujërave ka shkaktuar daljen e tyre nga shtrati dhe vështirësi në qarkullim, si dhe rrezik për pronat dhe aktivitetin bujqësor.

Në përgjigje të kësaj situate emergjente, institucionet vendore dhe qendrore janë angazhuar menjëherë për të monitoruar nga afër gjendjen dhe për të ndërmarrë masa konkrete në terren. Një rol të rëndësishëm ka pasur angazhimi i drejtpërdrejtë i Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Ministrit të Bujqësisë, të cilët kanë ndjekur situatën dhe kanë koordinuar veprimet për menaxhimin e emergjencës.

Falë bashkëpunimit ndërinstitucional, strukturat e emergjencave civile, forcat operacionale dhe shërbimet teknike kanë punuar pa ndërprerje për të minimizuar pasojat e përmbytjeve, për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të mbrojtur tokat bujqësore. Ndërkohë, situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme në çdo rast nevoje dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në zonat e prekura.

Hapsira të Gjelbërta!

Bashkia Kuçovë kryen çdo ditë punë të vazhdueshme për mirëmbajtjen e lulishteve të qytetit, duke u fokusuar në pastrimin e hapësirave të gjelbra, ujitjen dhe sistemimin e tyre. Këto ndërhyrje synojnë ruajtjen e gjelbërimit dhe mbajtjen e një pamjeje të rregullt e të këndshme për qytetarët.