Projektet e Realizuara për vitin 2024!
Në këte vidio do të shikoni disa nga projektet e realizuara nga Bashkia Kuçovë për vitin 2024.
Viti 2025, me të tjera investime, dhe me më shumë punë!
Në këte vidio do të shikoni disa nga projektet e realizuara nga Bashkia Kuçovë për vitin 2024.
Viti 2025, me të tjera investime, dhe me më shumë punë!
Vijon puna me ritme te mira për rikonstruksionin e pallateve përgjatë bukevardit kryesor.Kuçova do të ketë një pamje të re, me nje cilësi jete më të mirë për të gjithë banorët e kësaj zone.
Një tjetër marrëveshje është firmosur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për rrugën Goraj-Sheqëz.Traseja rurale e rindërtuar do të ketë gjerësi 5 m në mbi 4 km të gjatësisë së saj.
Puna vazhdon!
Bashkia Kuçovë, ka finalizuar një marrëveshje me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për rehabilitimin e rrugëve të njohura si:Rruga e policisë.rruga e Qafës së Spitalit,dhe rruga e fshatit Rreth Tapi ose e Fermës Partizane. Ky është nje premtim i mbajtur nga bashkia. Bashkia do të vazhdojë punët me të tjera investime për qytetin.
Ka nisur puna për rikualifikim urban në rrugët “Mersin Dyrmo” Nënstacioni,dhe “Riza Alizoti”. Rikonstruksioni dhe ansfaltimi do të bëhet në zonën e njohur si Postobllok. Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari inspektoi fillimin e punimeve nga afër. Zona të tjera të qytetit dhe të fshatrave do të përfshihen në transformimin e këtij projekti.
Një tjetër investim, Bashkia Kuçovë vijon punën për rikualifikimin e rrugeve në zonën e quajtur ish-FZO. Duke marrë parasysh kërkesat e vazhdueshme të banorëve të kësaj zone,pas një kohe të gjatë është aritur që puna të nisë dhe së shpejti këta banorë do të kenë rikualifikimin duke përfshirë dhe asfalitimin e rrugëve.
Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari ka inspektuar nga afër vazhdimin e punimeve për rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugëve në Njësinë Administrative Kozare.
Sot, pranë Lapidarit kushtuar pikërisht datës së Çlirimit të Kuçovës, u organizua ceremonia festive e 80-vjetorit të çlirimit të Kuçovës. Në këtë ceremoni morrën pjesë: Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari, Prefektja e Qarkut Berat Znj. Valbona Zylyftari, Veteranë të LANÇ-it dhe nga Organizata e Familjes së Dëshmorëve, si dhe të ftuar të tjerë, prindër dhe ish-nxënës të kësaj shkolle.Me rastin e çlirimit të Kuçovës, Bashkia Kuçovë organizoi nje dokumentar kushtuar qytetit të Kuçovës në kinemanë e qytetit. Me pas festa vazhdoi tek parku i qytetit me të ftuar të tjerë që e bënë këtë ditë akoma më të veçantë.
Lavdi Dëshmorëve që ranë për Çlirimin e Kuçovës !
Bashkia Kuçovë vazhdon punimet për rikualifikimin e lagjes ”Tafil Skëndo” në qytetin e Kuçovës. Kryetari i Bashkisë Z. Kreshinik Hajdari inspektoi nga afër ecurinë e punimeve. Së shpjeti këta banorë do të kenë ambjente më të rregullta përeth tyre.