Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kulture

Kuçova në skenën e Kinemasë Botërore!

Nga 13 deri më 18 tetor 2026, Kuçova do të kthehet në një skenë të kinemasë botërore, duke mirëpritur Festivalin e Parë Ndërkombëtar të Filmit Independent. 🎥

Mbi 3,070 filma nga më shumë se 120 shtete kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij eventi, ndërsa vetëm 80–100 prej tyre do të përzgjidhen për fazën finale. Një takim i jashtëzakonshëm i historive, kulturave dhe krijimtarisë nga të pesë kontinentet. 🌍🎬

Një aktivitet i rëndësishëm për kulturën, turizmin dhe promovimin e Kuçovës, që e vendos qytetin tonë në vëmendjen e skenës ndërkombëtare.

Festivali organizohet nga Bashkia Kuçovë, në bashkëpunim me Production Cinemania dhe Open Vision, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

🎥 Një festival i madh për Kuçovën.
Një dritare e re e kulturës shqiptare drejt botës!

Ritet Pranverore

U mbyll me sukses edicioni i 17-të i Festivalit “Ritet Pranverore” , ku performuan reth 200 artistë nga Shqipëria,Kosova,Mali i Zi, dhe Maqedonia e Veriut. Bashkia Kuçovë u përfaqësua në këtë festival me grupin e Kozares “Tradita Folklorike”, të cilët u vlerësuan me çmimin e parë. Me çmime individuale u vlerësuan dhe valletarë e instrumentiste të ketij grupi.🎼🥁🏆🏆🥇

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut

5 Maji, Dita e Deshmorëve!

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit si ç’do vit edhe sot u zhvillua ceremonia në monumentin e Dëshmorëve të Çlirimit në nderim dhe lavdi të Deshmorëve te Atdheut.

Kisha e Shën Kollit Perondi

Dita e Thesareve të Trashëgimisë. Ne kemi në Bashkinë e Kuçovës një gur të çmuar, pjesë e rëndësishme e gjerdanit të monumenteve të kulturës jo vetëm të vendit, por të rajonit! 💎 Kisha e Shën Kollit në Perondi📍 vlerësohet se i përket shekullit të XI me ndryshime dhe restaurime të ndryshme në vazhdim.

Ekspozitë

Në Bibliotekën e qytetit tonë u çel ekspozita fotografike nga Thanas Fili me titull ” Në prag të harresës” Në këtë ekspozitë kishte fotografi nga zhvillimet sportive nga vitet 1930 – 1940. Ekspozita do të jetë e hapur edhe javën tjetër. Jeni të lutur të vizitoni këtë ekspozitë e cila është një vlerë e shtuar për qytetin tonë.

Të ndalësh Dhunën

Në kuadër të mbylljes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, 🟠 Bashkia Kuçovë organizojë ekspozitën me temë “Të ndalësh dhunën”, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe me mbështetjen e UNDP Shqipëri. Në këte organizim morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e ndryshme te Bashkisë Kuçovë ku prezantuan punimet e tyre domëthënëse.