Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Kozare

Njësia Administrative Kozare ndodhet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Kuçovës. Qëndra e saj është fshati Havaleas rreth 3 km larg qytetit. Kjo komunë ka një popullsi rreth 8.000 banorë dhe përbëhet nga fshatrat: Kozare, Fier-Mimar, Salc-Kozare, Vlashuk, Zdravë, Gegë, Frashër, Demollarë, Ferras. Ka një pozicion gjeografik shumë të përshtatshëm dhe me një terren gati fushor. Pothuajse të gjitha fshatrat përfshihen nga lumi Devoll, ku, në fshatin Vlashuk, nga 1963 është ndërtuar një digë që shërben për ruajtjen e nivelit të ujit në Liqenin e Thanës, për vaditjen e tokave dhe për evitimin e përmbytjeve. Në hapësirën gjeografike të Njësisë Administrative së Kozares gjendet edhe rezervuari i Fier-Mimarit që mban nën ujë rreth 400 ha tokë. Përveç kultivimit të produkteve bujqësore, Kozarja dallohet edhe për terrenin naftëmbajtës. Në territorin e saj, Ndermarrja e Nxjerrjes së Naftës ka pothuajse fondin më të madh të puseve për rajonin e Kuçovës. Mendohet që fshati i Kozarës të jetë mjaft i hershëm gjë që e dëshmon kisha e fshatit Salc-Kozare. Sot Kozarja ka shkollë të mesme të përgjithshme dhe shumë objekte të tjera që lidhen me biznesin dhe agro-industrinë e kësaj Njësie Administrative.