Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Koordinatori i informimit!

Ne zbatimi te ligjit nr.119/2014 “Per te Drejten e Informimit”, Bashkia Kucove ve ne dispozicion te gjithe qytetareve Progrmamin e Transparences. 

Per cdo informacion kontaktoni me Koordinatorin per te Drejten e Informimit.

Transparenca dhe llogaridhënia janë dy parime të rëndësishme të vetëqeverisjes vendore. Transparenca është publikimi i informacionit mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, (organet dhe administrata e bashkisë), menaxhimin financiar, trajtimin e kërkesave për informacion, shërbimet publike që ofron bashkia, pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje, legjislacionin dhe aktet e brendshme rregullatore në mënyrë të tillë që të jetë i aksesueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm nga individët dhe grupe të caktuara të shoqërisë, duke respektuar kufizimet e arsyeshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë.

Transparenca dhe llogaridhënia janë të lidhura me njëra-tjetrën, ku transparenca e autoriteteve të qeverisjes vendore përfaqëson një  hap  të parë drejt  llogaridhënies  së të zgjedhurve vendorë dhe ndërtimit të besimit me komunitetin. Detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, dhe Ligji Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” u garantojnë qytetarëve akses në qeverisje dhe kushtet e duhura për të ushtruar të drejtat e tyre qytetare. Nëpërmjet Programit të transparencës, Bashkia Kuçovë vendos në dispozicion të qytetarëve një kategori të gjerë informacionesh, mënyrat dhe afatet e publikimit të tyre si dhe procedurat për të aksesuar e përdorur ato.

Programi model është hartuar në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” dhe i përshtatur në kontekstin e vetëqeverisjes vendore në përputhje dhe në zbatim të kushtetutës, ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, si dhe të ligjit Nr.8548, datë 11.11.1999 Për Ratifikimin e “Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore”.

I.           PARIME TË PËRGJITHSHME

Për garantimin e të drejtës së informimit, Bashkia Kuçovë në hartimin e Programit të Transparencës është bazuar në parimin e:

a) Vendosjes në dispozicion të çdo qytetari, të gjithë informacionit të prodhuar nga veprimtaria e bashkisë (nga organet e saj, administrata, njësitë administrative dhe njësitë e varësisë).

b) Ligjshmërisë, transparencës dhe të mos diskriminimit.

c)Ofrimit të informacionit pa pagesë. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari pa pagesë. Çdo qytetar përfiton informacion pa pagesë.

d)Aksesit për këdo. Aksesi për shtresat më të varfra të komunitetit, qytetarët me aftësi të kufizuar, gratë, të rinjtë, biznesin, fermerët, qytetarët e zonave të largëta etj., merr përparësi.

e)Thjeshtëzimit të procedurave administrative për aksesin në informacion.

f) Dhënies së informacionit sa më shpejtë që të jetë e mundur

 g)Cilësisë së informacionit. Çdo informacion në dispozicion të qytetarëve do të jetë:

–  i plotë;

– i saktë;

– i përditësuar;

– i thjeshtë në konsultim;

– i kuptueshëm;

– lehtësisht i aksesueshëm;

– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në administrim të bashkisë;

– lehtësisht i përdorshëm.

II.         INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Për t’i bërë më të thjeshtë, të kuptueshëm, të aksesueshëm dhe të përdorshëm të 16 kategoritë e informacionit, të parashikuar shprehimisht në nenin 7 të  ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (në vijim ligji), janë përshtatur me kontekstin e vetëqeverisjes vendore; me misionin, detyrat, funksionet dhe kompetencat e bashkisë. Në këtë optikë tabela përmbledhëse e Programit është ndarë në 7 fusha kryesore:

Fusha e parë: Mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, përfshin kategoritë e informacionit që bëhen publik pa kërkesë të përcaktuar nga neni 7 (pika: a; d; g; ç, dh) i ligjit. Kjo fushë iu ofron qytetarëve informacion për ndarjen administrativo-territoriale, njësitë administrative përkatëse dhe nën-ndarjet e tyre, për misionin dhe funksionet e bashkisë, për organet e zgjedhura, për administratën e bashkisë, për statistikat vendore, për mekanizmat monitorues dhe të kontrollit si dhe për të drejtën e kërkesës, ankesave dhe vërejtjeve të qytetarëve që lidhen me  veprimet  ose  mosveprimet  e  organeve  dhe administratës së bashkisë.

Fusha e dytë: Transparenca dhe llogaridhënia ekonomiko-financiare, përfshin kategoritë e informacionit të përcaktuar nga neni 7 (pika: dh; e; ë) i ligjit. Këto kategori informacioni janë përshtatur me kërkesat e ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”. Në këtë fushë përfshihen informacione që kanë të bëjnë me planin strategjik të zhvillimit të bashkisë, me programin buxhetor afatmesëm vendor, me paketën fiskale (taksa dhe tarifa), me buxhetin vjetor, me zbatimin, monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin e buxhetit, me donacionet si dhe shitjen ose dhënien me qira të pronave dhe aseteve.

Fusha e tretë: Për kërkesat për informim, përfshin vendosjen në dispozicion të qytetarëve të  informacionit  që ka të bëjë me procesin, procedurat, format  dhe afatet  e kërkesës për informim. Përmbledhja e katër kategorive të informacionit të përcaktuar në nenin 7 (pika c; ç; i; dhe k) të ligjit, në një fushë të vetme, lehtëson aksesin e qytetarëve për këto kategori informacioni, i orienton dhe udhëzon ato se si mund të bëjnë një kërkesë për informim.

Fusha e katërt: Mbi shërbimet që ofron bashkia, përfshin informacion mbi shërbimet që ofron bashkia të përcaktuara në nenin 7 (pika: f; j, ë dhe pjesërisht pika a) të ligjit.

Nëpërmjet kësaj fushe vihet në dispozicion të qytetarëve informacioni për shërbime publike që ofron bashkia, llojet e shërbimeve, instrumentet e administrimit, kontratat publike, strukturat përgjegjëse, procedurën e ankimit në lidhje me kontratat publike, standardet, treguesit, procedurat për të përfituar shërbime si dhe procedurat e ankesës dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet.

Fusha e pestë: Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore, informacion i përcaktuar në nenin 7, pika b të ligjit. Kjo fushë u ofron qytetarëve informacion për legjislacionin, politikat, vendimet, urdhëresat dhe urdhrat karakter normativ të organeve të bashkisë. Për të lehtësuar qasjen në informacion, fusha e legjislacionit është ndarë sipas funksioneve.

Fusha e gjashtë: Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, përfshin informacion në lidhje me  procesin,  procedurat, kuadrin rregullator vendor, listën e akteve vendore që i nënshtrohen konsultimit publik dhe nismat qytetare.

Fusha e shtatë: Informacion tjetër, bashkia vë në dispozicion të qytetarëve informacion të ndryshëm të tillë si proceset e integrimit evropian (programet dhe projektet); shoqëria civile; raporte, studime dhe vlerësime të ndryshme, veçanërisht ato në lidhje me vlerësimin e transparencës etj; vet-organizimi komunitar etj.​

Koordinatori per te Drejten e Informimit

​Ligji 119/2014 ” Për të Drejtën e Informimit”, Neni 10

1. Kompetencat e koordinatorit për të drejtën e informimit 

1. Për zbatimin e këtij ligji, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e së drejtës së informimit, autoriteti publik cakton një prej nëpunësve si koordinator për të drejtën e informimit. 

2. Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:

 a) i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;

 b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji;

c) bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;

 ç) regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre; 

d) dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar; 

dh) verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të këtij ligji; 

e) kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik. ​

2. Të Dhënat e Koordinatorit për të Drejtën e Informimit

  • ​Emër/Mbiemër:  Erion Daci
  • adresa postare/elektronike për depozitimin e kërkesave për informacion: Lagjia nr.1,Blloku “ Tafil Skëndo”, Kuçovë, Shqipëri  ​e-mail: erion.daci@bashkiakucove.gov.al
  • orari zyrtar i punës: e hënë – e premte, ora 0800-16​00