Draft Plani Rajonal i Menaxhimit të Mbetjeve Qarku Berat
Pesë bashkitë e Qarkut Berat janë duke zbatuar një Projekt për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve (MIMN) të financuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) me një kontribut grant prej 2.2 milion franga zvicerance. Zbatimi i projektit po mbështetet nga INFRASTRUKTUR & UMWELT, në partneritet me FLAG dhe SEHLHOFF. Projekti mbështet zbatimin e rregulloreve shqiptare për mbetjet (përkatësisht përputhshmërinë me direktivat e BE për menaxhimin e mbetjeve) në bashkitë e Qarkut Berat. Në kuadër të këtij projekti është përgatitur një Plan Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve (PRMM), si një element i rëndësishëm për të udhëhequr zhvillimin e ardhshëm të menaxhimit të mbetjeve. Më poshtë mund të shkarkoni draftin e plotë:
Draft-Raporti-VSM-per-PRMIM-Berat_200107-1_compressed