Bibloteka
Bibloteka Publike “Feniks”
Biblioteka Publike “Feniks” e ka nisur aktivitetin më 05 qershor 2004. Gjatë këtyre viteve aktivitet fondi i librave dhe numri i frekuentuesve kanë pësuar rritje progresive.
Biblioteka publike “Feniks”
Biblioteka publike zhvillon aktivitetitin e saj bazuar në Ligjin Nr. 8576, datë 3.2.2000 Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë.
Biblioteka Publike “Feniks” e ka nisur aktivitetin më 05 qershor 2004. Gjatë këtyre viteve aktivitet fondi i librave dhe numri i frekuentuesve kanë pësuar rritje progresive.
E drejta e frekuentimit
Kanë të drejtë frekuentimi:
- Të gjithë banorët resident në Bashkinë Kuçovë pavarësisht nga raca, mosha, seksi, kombësia, formimi arsimor e kulturor, gjendja sociale, bindjet politike dhe përkatësia fetare.
- Studentët e universiteteve me lejë banimi në Bashkinë Kuçovë.
Shërbimet
Frekuentimi i bibliotekës publike si dhe huazimi i materialeve të saj është falas dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë përdoruesit. Biblioteka ofron shërbimet e mëposhtme:
:
- Vënia në dispozicion e sallës së leximit, e fondeve të saj dhe e materialeve elektronike që shërbejnë për përmbushjen e detyrimeve të mësimdhënies dhe atyre kërkimore.
- Huazimi i materialeve për përdorim jashtë ambjenteve të bibliotekës.
- Rekomandimi i informacionit nën përdorimin e internetit.
- Përkujdesjen dhe zbërthimin e vlerave historike të fondit libër.
- Bashkëpunim në projektet e përbashkëta shqiptare dhe ndërkombëtare në fusha të ndryshme
- Koperimi dhe koordinimi me bibliotekat e tjera të Shqipërisë.
- Organizimi dhe drejtimi i ekspozitave të tjera kulturore.
Rregulli dhe siguria
Ndalohet veçanërisht:
- Marrja me vete e objekteve, të cilat mund të paraqesin rrezik për persona ose materiale.
- Përdorimi i objekteve, të cilat dëmtojnë ecurinë e punës.
- Sjellja me vete e objekteve, përmes të cilave mund të lehtësohet vjedhja.
- Sjellja e pahijshme, shqetësuese.
- Të ngrënët, të pirët dhe duhani.
- Të përdorin bibliotekën për qëllime fitimi personal (mësime private, etj.)
Duhet të zbatohen urdhëra të personelit të bibliotekës të cilat i shërbejnë ruajtjes së rregullit dhe sigurisë si dhe sigurimit të inventarit dhe fondeve. Personeli i bibliotekës ka të drejtë të kërkojë, që :
- Për qëllim kontrolli të hapen çanta dhe mbajtëse të tjera, me të cilat mund të lehtësohet vjedhja.
- Materialet, publikimi ose përhapja e të cilave është e ndaluar me ligj ose me urdhër zyrtar ose me gjyq, nuk vihen në dispozicion.
- Përdorimi i materialeve, ruajtja e të cilave duke u nisur nga vlera e tyre kërkon masa sigurie të veçanta ose proçedura konservimi, është i mundur vetëm në ambjentet e parapara për këtë gjë.
- Për përdorimin e materialeve në përgjithësi nga fondi i bibliotekës publike do të paralajmërohet mbi rregullat e së drejtës së autorit ose të rregullave të liçencës.
Antarësimi \ Huazimi \ Afatet
- Antarësimi në bibliotekë është vjetor.
- Për tu antarësuar duhet një dokument identiteti dhe një fotografi personale dokumenti.
- Personat nën 15 vjeç duhet të shoqërohen nga prindërit.
- Çdo njeri që kërkon të antarësohet në bibliotekë duhet të bjerë dakort me rregulloren e bibliotekës.
- Çdo vëllim duhet të regjistrohet në kartelën personale dhe të firmoset nga anëtari,i cili merr përsipër të zbatojë dispozitat e kësaj rregulloreje dhe të mos u japë personave të tretë vëllimet që ka huazuar
- Afati i huazimit për librat shqip përmban 5 – 15 ditë.
- Afati për huazimin e librave në gjuhë të huaj përmban 30 ditë.
- Lejohet zgjatja deri në dy herë e afatit, për sa kohë që shtyrja bëhet brenda afatit të kthimit si dhe për sa kohë që nuk ka kërkesa për këto libra.
- Biblioteka publike ka të drejtë, që në raste të veçanta të vendosë një afat më të shkurtër huazimi, të ndalojë materiale për huazim ose të kërkojë materialin para skadimit të afatit të kthimit.
Kufizimet në huazim
Përjashtohen nga huazimi :
- Materiale, që nevojiten vazhdimisht në bibliotekë, periodiku shkencor \ mediatik.
- Materiale me rëndësi dhe vlerë të veçantë.
- Fjalor-Enciklopedi-Libra të shtrenjtë
Dorëzimi me vonesë i materialeve
Për moskthimin në afat të materialeve të huazuara, lexuesi duhet të paguajë një gjobë prej 50 lekë të reja në ditë për libër. Gjoba fillon me datën e parë pas afatit të kthimit.
- Me skadimin e afatit të kthimit bëhen disa paralajmërime në një interval prej 7 ditësh.
- Nëse edhe pas parajmërimeve nuk bëhet kthimi i materialeve, do të kërkohet vendosjen e sanksioneve.
Shkelja e rregullores
- Shkelja e rregullores mund të çojë në kufizim të së drejtës së përdorimit deri në një përjashtim me afat nga biblioteka
- Për shkelje të ligjeve për rregull dhe siguri do të procedohet sipas rregullave të vendosur.
- Përvetësimi, shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i fondit të librave nga ana e lexuesit, si dhe blerja e librave, kur dihet se ato i përkasin fondit të bibliotekes, dënohet si krim në bazë të dispozitave të Kodit Penal.
- Në të njëjtën mënyrë anëtari që ka humbur apo dëmtuar një vëllim, pavarësisht çdo përgjegjësie të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, është i detyruar ta zëvendësojë atë me një vëllim detyrimisht të njëjtë, në rast të mosgjetjes së vëllimit në treg është i detyruar të paguajë një shumë të barabartë me vlerën që ka vëllimi në treg.
- Përdoruesit nuk mund të huazojnë materiale bibliotekare përpara përfundimit të procesit të katalogimit;
- Nuk mund të përdorin mjetet elektronike për qëllime të tjera përveç konsultimit bibliografik, në veçanti, të shfletojnë në internet për qëllime të tjera përveç konsultimit të mjeteve bibliografike dhe të dëmtojnënë ndonjë mënyrë infrastrukturën software dhe pajisjet hardëare të vëna në dispozicion.
Orari
Orari i bibliotekës është si vijon:
- E hënë – e premte ora 08⁰⁰ – 16⁰⁰
- E shtunë- e diel pushim
- Festa zyrtare pushim
Personeli
Në këtë sektor janë të punësuara 3 punonjëse.
Punonjësja e sportelit të të rriturve.
- Regjistron anëtarët e rinj në sektorin e të rriturve.
- Bashkëplanifikon, bashkëorganizon dhe drejton (me raste) aktivitetet e bibliotekës sipas planit vjetor të tyre.
- Përfaqëson bibliotekën në aktivitete me karakter kombëtar kur institucioni është i ftuar.
- Kujdeset për rritjen profesionale sipas detyrave gjithmonë në rritje të bibliotekës.
- Pasqyron blerjet e librave të rinj përmes ekspozimit të tyre në holl ose nëpërmjet listës së shpallur në mjedisin e bibliotekës.
- Kryen detyra ditore që i takojnë sipas vendit që mbulon.
- Ruan të dhënat ditore, javore, mujore dhe vjetore dhe përpunon statistikat përkatëse që shërbejnë si për institucionet e tjera, ashtu edhe për nxjerrjen e konkluzioneve të nevojshme në lidhje me ecurinë e punës.
- Kryen të gjitha detyrat që jepen nga titullari i institucionit.
Punonjësja e sportelit të fëmijëve.
Për fëmijtë nga mosha 7 deri në 14 vjeç ka një vëmëndje të veçantë lidhur kjo me veçoritë e moshës së tyre, kërkesat për një letërsi të përshtatshme në përshtatje me moshën e çdo lexuesi të vogël si dhe edukimin e tyre me të qënët korrekt me afatin dhe sidomos me mirëmbajtjen e librit të huazuar.
- Regjistron anëtarët e rinj në sektorin e të fëmijëve.
- Kryen të gjitha proçedurat e kërkuara në përpunimin e librit ditor.
- Konsulton fëmijët për informacionin që ata kërkojnë përmes kërkimit në koleksionin e librave apo përmes internetit.
- Sistemon librat në raftet përkatëse sipas ndarjes në grupmosha që kanë këto rafte .
- Kujdeset për pasurimin e koleksionit libror për fëmijë duke u njohur me botimet e fundit.
- Ruan të dhënat ditore të frekuentuesve në bibliotekë.
- Kryen detyra të veçanta për realizimin e aktiviteteve letrare.
Punonjësja e sallave
- Shoqëron lexuesit në sallat përkatëse dhe i ndihmon nëse kanë nevojë për t’u orientuar apo për të përzgjedhur librin e dëshiruar.
- Sistemon librat e dorëzuar të të rriturve në sallën e koleksioneve në vëndet përkatëse sipas kodit të çdo libri.
- Mirëmban raftet duke sistemuar vendosjen e tyre sa herë që lexuesit kanë bërë kërkime dhe kanë shkaktuar lëvizje të ndryshme në këto rafte.
- Shoqëron fëmijët në sallën e leximit, rekomandon literaturën e nevojshme që kjo sallë disponon dhe ndërhyn për ruajtjen e qetësisë së nevojshme në këtë sallë.
- Mban kontakte me institucionet arsimore duke zbatuar politikat për frekuentimin e bibliotekës nga fëmijët. Bën më dije për çdo aktivitet që zhvillohet duke siguruar pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në rastet e nevojshme.
- Individualizon librat e dëmtuar dhe kur nuk është i nevojshëm zëvendësimi i tij përmes zhdëmtimit nga lexuesi, kujdeset që ai libër të shkojë për riparim në njësinë e zgjedhur për këtë shërbim.
.
K