Siguria në Shkolla!
Në ambientet e Bashkisë Kuçovë u zhvillua mjë takim për rritjen e sigurisë në dhe përreth Shkollave. Për garantimin e kësaj përparësie të ritheksuar nga Bashkia dhe Ministria e Brendshme, u zhvillua një bashkëbisedim me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Së bashku me Policinë e Shtetit dhe institucionet e përfshira jemi të angazhuar të sigurojmë që çdo shkollë të jetë një mjedis i sigurt për fëmijët tanë.