Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Formatet,Proçedurat,Afatet,Tarifat,Adresa e Dorëzimit të Kërkesës për Informacion

Formulari i kerkeses / Standardet dhe Proçedurat

​ 

1. Formulari i kërkesës / adresa postare/ elektronike e dorëzimit​

Ne zbatim te ligjit 119/2014 “Per te Drejten e Informimit”, me poshte do  te gjeni formularin e kerkeses per informacion.  Formularin e plotesuar  mund ta dergoni prane Bashkise Kucove ne adresen e bashkise, bashkiakucove@yahoo.com si edhe ne adresen e Koordinatorit per te Drejten e Informimit erion.daci@bashkiakucove.gov.al gjithasht mund ta dorezoni dorazi ose  nepermjet postes ne adresen: Lagjia nr. 1, Blloku “Tafil Skendo”, sheshi “18 Tetori”, Kucove.

Informacioni do të dërgohet me post ose në mënyre elektronike

2. Procedura që duhet ndjekur për të bërë një kërkesë për informacion.

E DREJTA E INFORMIMIT DHE TRANSPARENCA, Neni 3

E drejta e informimit!

 1. Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.

 2. Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.

 3. Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit. 

4. Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit, në përputhje me nenin 17 të këtij ligji. 

NJOHJA ME INFORMACIONIN PUBLIK, Neni 11 

Kërkesa për informim

 1. Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Në çdo rast, kërkesa regjistrohet në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve, të parashikuar në nenin 8 të këtij ligji. 

2. Në çdo rast, kërkesa për informim regjistrohet dhe për të caktohet një numër rendor. Numri rendor, së bashku me të dhënat e kontaktit të koordinatorit për të drejtën e informimit, i jepen kërkuesit që ka bërë kërkesën për informim. 

3. Kërkesat për informim regjistrohen sipas radhës së paraqitjes dhe trajtohen pa dallime mes tyre.

 4. Kërkesa për informim duhet të përmbajë: a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit; b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni; c) përshkrimin e informacionit që kërkohet; ç) formatin në të cilin preferohet informacioni; d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar. 

5. Në qoftë se kërkesa për informim nuk e përcakton formatin në të cilin kërkohet informacioni, ai jepet në mënyrën më të efektshme dhe me koston më të ulët për autoritetin publik.

3. Afatet e marrjes së përgjigjes.

Neni 15 

Afati për marrjen e informacionit 

1. Autoriteti publik trajton kërkesën për informim, duke parashtruar informacionin e kërkuar sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe. 

2. Kur autoriteti publik që merr kërkesën për informim ia dërgon atë një autoriteti tjetër, ai kthen përgjigje jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë. 

3. Afati i parashikuar në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme: a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze; b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit; c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës. Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit. 

4. Në çdo rast, mostrajtimi i kërkesës për informim brenda afateve të sipërpërmendura do të konsiderohet refuzim.

 5. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për njohjen me informacionin arkivor të çdo lloji. 

4.Procedurat që duhen djekur për të bërë një ankesë për mosdhënie informacioni nga Bashkia Kuçovë

Neni 24 

Procedurat për shqyrtimin e ankesave 

1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative. 

2. Ankimi administrativ pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur: a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit; b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit. ​

5. Adresa postare/ elektronike për dërgimin e ankesës për mosdhënie informacion

Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5,Kodi postar 1001, TiranëE-mail: info@idp.al