I Jepet Titulli Qytetar Nderi ”Mësuesit të Popullit” Koço Korçari!
Në mjediset e Bibliotekës Publike u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “ Qytetar nderi” Koço Korçari pas vdekjes. Dorëzimi i titullit u bë nga kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari dhe kryetari i Këshillit Bashkiak Z. Aleksandër Ziu. Në ceremoni ishin të pranishëm emra të njohur të kulturës Kuçovare, njerëz që e kanë njohur nga afër “Mësuesin e Popullit” Koço Korçari. Ata përcollën tek të pranishmit nëpërmjet kujtimeve gjithë vlerat profesionale dhe njerëzore që mbartëte ai.
Me Certifikatë Mirënjohjeje për profesionalizmin dhe kontributin ndër vite kryetari i Bashkisë nderoi dhe një autoritet të artit kuçovar Z. Nito Lala.
0 Comments