Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Mblidhet Këshilli Vendor i Sigurisë Publike!

Ditën e sotme u mblodh Këshilli Vendor i Sigurisë Publike Bashkia Kuçovë. Qëllimi i takimit ishte mbledhja e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Publike, që përfaqësojnë institucione lokale shtetërore dhe jo-shtetërore për të identifikuar sfida dhe mundësi në funksionimin e Këshillit të Sigurisë Publike në këtë Bashki. Bashkia ka bashkëpunim te ngushtë me Policinë e Shtetit ku janë marrë masat e nevojshme ne territorin përeth shkollave. Duke u ndalur tek sfida Kryetari i Bashkisë Z.Kershnik Hajdari shtoi se; synimi ynë është nxitja e një mjedisi gjithëpërfshirës që lejon partneritet, bashkëpunim, të përbashkët, të natyrës së kërcënimeve dhe qasjeve më të përshtatshme për t’i adresuar ato. Shkëmbim të përvojave dhe praktikave më të mira në funksion të rritjes së cilësisë së jetesës dhe sigurisë publike.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *