Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Ceremonia e 73-Vjetorit të Aviacionit Ushtarak në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë!

Ditën e sotme u zhvillua ceremonia e 73-vjetorit te aviacionit ushtarak në Kuçovë, tashmë një bazë e NATO-s.

Reparti Ushtarak 3362 Kuçovë mbante emrin Reparti “23 Peza”. Ai u krijua si formacion i parë i madh luftarak i Forcave Ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore.

Bërthama e parë e këtij regjimenti u krijua me vendim të posaçëm, ku u morën masa për përgatitjen e efektivit pilot e teknik për teknikën e re reaktive me të cilën do të pajisej reparti. Regjimenti u krijua më 15 maj 1955, ndërsa në janar të vitit 1956 në regjiment filloi përgatitja luftarake.

Në 23 prill 1955 në aerodromin e Kuçovës u ulën për herë te parë avioni “Mig 17”, avion i cili sot gjendet në qendër të qytetit, pranë Shtëpisë së Oficerëve. Avioni bombardues JI- 28 u ul për herë të parë në këtë aerodrom në korrik të vitit 1957.

Sot një bazë, e cila është tërësisht e transformuar dhe e gatshme si një Bazë e re Taktike e NATO-s me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Një bazë, e cila është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor“.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *