Vijon pastrimi i kanalit kullues në Salcë, Kozare në mbështetje të fermerëve!
Vijon puna për pastrimin e kanalit të parë kullues K1 në Salcë, Kozare, me një gjatësi prej 2.9 km. Ky kanal shërben për kullimin e rreth 200 hektarëve tokë bujqësore, duke ndihmuar afro 100 fermerë në përmirësimin e kullimit dhe mbrojtjen e tokave nga përmbytjet. 🌱👨🌾
Pastrimi po realizohet nga Drejtoria e Bordit të Kullimit Korçë, në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë, në funksion të mbështetjes së bujqësisë dhe garantimit të kushteve më të mira për prodhimin vendas.









