Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: adminbashkia

81 Vjetori i Çlirimit të Kuçovës!

Në 81-vjetorin e Çlirimit të Kuçovës, nderojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë bijtë dhe bijat e këtij qyteti që luftuan me guxim për liri dhe dinjitet. Ky përvjetor është një kujtesë e gjallë e sakrificës, unitetit dhe forcës së popullit tonë në ditët më të vështira. Lavdi dëshmorëve të Atdheut.

Dëgjesat Publike!

Bashkia Kuçovë, vazhdon me dëgjesat publike te cilat u zhvilluan në dy Njësi Administrative.

Në Njësinë Administrative Perondi dhe Kozare u zhvilluan dëgjesat publike me banorët mbi paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2026.

Konsultime Publike!

Njoftim!

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se konsultimet publike të Bashkisë Kuçovë, për Buxhetin Afatmesëm 2026-2028 të Nja Kuçovë, do të zhvillohet si më poshtë:

🗓 Muaji Tetor

✅ Ditë e Mërkurë

📆 Datë, 01.10.2025

⏰ Ora, 10°°

🏛 Vendi, Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, kati II, Bashkia Kuçovë.

Pastrimi i Kanaleve Kullues!

Bashkia Kuçovë, vazhdon punën me pastrimin e kanaleve kullues në Lapardhicë me gjatësi 3 km që i shërben kullimit të 100 hektarë tokë dhe rreth 150 familje fermeresh.Në zona të tjera ka vazhduar puna si në qendër të fshatit Reth Tapi – Devoll, dhe kjo me një gjatësi 3 km që i shërben kullimit të 70 hektarë tokë dhe rreth 80 familje fermeresh.

Puna për pastrimin e këtij kanali u realizua nga Bordi i Kullimit Korçë në bashkëpunim me Bashkinë Kuçovë!

Dëgjesa Publike!

Në fshatin Lumas, Njësia Administrative Lumas, ditën e Martë, datë 23.09.2025, ora 10°°, në godinën e Njësisë (Lumas) u zhvillua dëgjesa publike ku u diskutua mbi paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2026.

Konsultimet Publike për Buxhetin Afatmesëm 2026-2028!

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se konsultimet publike të Bashkisë Kuçovë, për Buxhetin Afatmesëm 2026-2028, do të zhvillohen si më poshtë:

Datë:23.09.2025, ora 10:00 Njësia Administartive Lumas

Datë: 25.09.2025, ora 10:00 Njësia Administrative Kozare

Datë: 25.09.2025, ora 12:30 Njësia Adninistrative Perondi

:

Nis Viti i ri Shkollor 2025-2026!

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, Kryetari i Bashkisë Z. Kreshnik Hajdari ka percjellë nje mesazh urimi për nxënësit, mësuesit, dhe prindërit.

Urimet më të mira dhe suksese të gjithë nxënësve e mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor!